Page 77 - Demo
P. 77
75Atmosfera dhe ajriA ka ajri masë?Që të vërtetojmë se ajri ka masë mund të zhvillojmë një eksperimet të thjeshtë (fig. 4.14). Marrim dy tullumbace ose topa të njëjtë, njërin e fryjmë, ndërsa tjetrin e lëmë të zbrazët. Nëse keni peshore elektronike mund t’i peshoni të dy veç e veç dhe të krahasoni masat e tyre. Një demonstrim më i thjeshtë mund të bëhet duke i vjerrë të dy balonat në një shkop në distancë të njëjtë nga qendra dhe të shihni se nga do të anojë shkopi.1 Cili është dallimi midis troposferës dhe stratosferës sa i përket përbërjes kimike?2 Sa do të jetë temperatura e ajrit në lartësi 5 km nga sipërfaqja ku ndodheni, nëse temperatura është 20°C?3 Klasifikojini përbërjet e mëposhtme si më të lehta dhe më të rënda se ajri, duke u bazuar në masën e tyre molekulare.Metani (CH4), klori (Cl2), dioksidi i sulfurit (SO2) dhe amoniaku (NH3).Pyetje dhe detyraShtresa më afër sipërfaqes së Tokës quhet troposferë dhe shkon deri në 16 km mbi nivelin e detit. Pjesa më e madhe e ajrit gjendet në këtë shtresë të atmosferës, prandaj kjo është pjesa në të cilën zhvillohen më së shumti reaksione kimike, por edhe pjesa që përcakton motin në planetin tonë.Ajri përbëhet kryesisht nga azoti dhe oksigjeni, të cilët përbëjnë rreth 99% të vëllimit të tij. Në sasi më të vogla gjenden argoni dhe dioksidi i karbonit. Shtresa e dytë e atmosferës mbi sipërfaqen e Tokës është stratosfera, e cila shtrihet deri në 50 km lartësi nga sipërfaqja e Tokës. Në këtë shtresë, substanca kryesore është ozoni (O3), modifikim alotropik i oksigjenit i cili e mbron Tokën nga rrezet e dëmshme ultra vjollcë (UV).Ajri tretet pak në ujë. Tretshmëria e ajrit në ujë varet nga temperatura. Me rritjen e temperaturës tretshmëria e ajrit në ujë zvogëlohet, ndërsa me uljen e temperaturës tretshmëria e ajrit në ujë rritet (fig. 4.13). Si mund ta vërtetojmë këtë?Vendoseni një gotë me ujë në frigorifer, ndërsa një tjetër, në një vend të ngrohtë për 10 minuta. Çfarë do të vëreni? Në gotën e vendosur në vend të ngrohtë do të shihni flluska të vogla që largohen nga uji, ose që depozitohen në muret e gotës.Duke marrë parasysh që ajri është përzierje (kryesisht azot dhe oksigjen) masa molare e tij është rreth 29 g/mol. Dendësia e ajrit është 1.29 g/dm3, pra, një litër ajër peshon 1.29 g. Fig. 4.13 Tretshmëria e gazeve në ujë sipas temperaturësFig. 4.14 Masa e topit të mbushur me ajër (majtas) dhe atij pa ajër (djathtas)

