Page 78 - Demo
P. 78
764.4 Përbërësit e ajrit dhe vetitë e tyreOksigjeniOksigjeni është elementi më i përhapur në Tokë. Ai gjendet kryesisht si përbërje, i lidhur me silicin, aluminin, karbonin dhe hidrogjenin. Oksigjeni është edhe përbërës i të gjithë organizmave të gjallë.Ndonëse është elementi më i përhapur në Tokë, oksigjeni i pastër nuk u përftua deri në shekullin XVIII. Në vitin 1778, Jozef Prestli (Joseph Priestly) kimisti anglez, e përftoi oksigjenin për herë të parë duke ngrohur oksidin e merkurit (fig. 4.15).2HgO(s) 2Hg(l) + O2(g)O OPërhapja e oksigjenit në planet:- në ujin e oqeaneve me pjesëmarrje mase 86%- në koren e Tokës me pjesëmarrje mase 47%- në ajër me pjesëmarrje mase 21%.Nëse një reaksion i tillë zhvillohet në shkollë, duhen mbajtur parasysh vetitë helmuese të merkurit i cili përftohet nga nxehja e oksidit të merkurit.KujdesOksidi i MerkuritHgOFig. 4.15 Përftimi i oksigjenit me ngrohjen e oksidit të merkuritOksigjeni është gaz pak më i rëndë se ajri. Tretet pak në ujë, është pa ngjyrë dhe pa erë. Forma më e shpeshtë është ajo dyatomike (O2), megjithëse ekziston edhe forma tjetër e oksigjenit, ajo treatomike (O3), e cila njihet me emrin “ozon”.Oksigjeni lidhet pothuajse me të gjitha elementet. Përbërjet e krijuara nga oksigjeni me një element tjetër quhen okside. Gati të gjitha reaksionet e djegies kryhen në prani të oksigjenit, prandaj në oksigjen të pastër substancat digjen më shpejt sesa në ajër.Përftimi i oksigjenit elementar mund të bëhet në shumë mënyra (fig. 4.16 dhe fig. 4.17). Një mënyrë është paraqitur më parë (elektroliza e ujit). Mënyrat e tjera po i paraqesim në vijim:

