Page 8 - Demo
P. 8
6Tema1.1Natyra grimcore e lëndës 1Hapësira që na rrethon quhet natyrë dhe fushat që merren me studimin e saj, quhen shkenca natyrore. Në shkencat natyrore bëjnë pjesë: biologjia, fizika dhe kimia. Lëndët e biologjisë dhe të fizikës keni filluar t’i mësoni nga klasa VI, ndërsa nga klasa VII do të fitoni njohuri edhe nga lënda e kimisë.Të gjitha objektet rreth jush: karrigia ku jeni ulur, libri që lexoni, fletorja dhe lapsi me të cilin shkruani, veshmbathjet, ushqimi që hani dhe lëngjet tuaja të preferuara, si dhe i gjithë trupi juaj, janë ndërtuar nga materia (fig.1.1). Të gjitha objektet në natyrë përbëhen nga materiale të caktuara, që kanë përbërje kimike dhe forma fizike të dallueshme nga njëra-tjetra. Çka i bashkon ato është fakti që janë formë e materies dhe, si të tilla, nuk humbasin dhe as nuk formohen nga hiçi, por kalojnë nga njëra formë në tjetrën. Kështu p.sh., gjatë procesit të fotosintezës, nga dioksidi i karbonit dhe uji formohen karbohidratet, siç është celuloza, e cila është përbërësja kryesore e drurit. Nga druri mund të formohen materiale të ndryshme, siç janë: libri dhe fletorja, banka dhe karrigia etj. Pra, trupa (objekte) janë: druri, libri, banka etj., ndërsa substanca kimike janë përbërësit e tyre: dioksidi i karbonit, uji, celuloza, karboni, hidrogjeni etj. Kimia është shkenca natyrore që studion materien, substancat kimike, përbërjen dhe vetitë e tyre, si dhe shndërrimet e substancave nga njëra formë në tjetrën.Materia studiohet nga shumë lëndë të shkencave të natyrës apo të fushave të tjera. Si rezultat, ato kanë lidhje të ngushtë ndërmjet tyre, çka bën të plotësojnë njëra-tjetrën (fig.1.2). Fig. 1.1 Klasa me nxënës dhe materiale të ndryshme kimikeFig. 1.2 Lidhshmëria e kimisë me fushat e tjeraRëndësia e kimisë në jetën tonëMaterie quhet gjithçka që ka masë dhe zë vend në hapësirë.

