Page 80 - Demo
P. 80
784.5 AzotiAzoti është elementi më i përhapur në ajër, duke zënë 78% të vëllimit të tij. Ai gjithashtu gjendet në koren e Tokës edhe në formën të përbërjeve, siç është nitrati i natriumit (NaNO3), që njihet edhe me emrin shalitra e Kilit. Edhe azoti është një element i domosdoshëm për bimët dhe njeriun. Në formë elementare, azoti gjendet në formë dyatomike (N2), i lidhur me lidhje trefishe.Azoti është gaz pa ngjyrë, pa erë dhe është pak më i lehtë se ajri. Tretet pak në ujë. Ai nuk digjet dhe nuk e ndihmon djegien. Pikërisht kjo është edhe arsyeja pse e kemi vështirë ta identifikojmë praninë e tij në ajër. Azoti është shumë pak reaktiv dhe në temperaturën e dhomës nuk reagon me substanca të tjera. Pikërisht kjo veti e azotit përdoret për të krijuar atmosferë inerte (joreaktive) te substancat që reagojnë me oksigjenin, duke përfshirë edhe lëndët shpërthyese, apo edhe mbushjen e llambave, elektrike. Azoti përdoret edhe në industrinë ushqimore, për ti ruajtur ushqimet nga prishja, apo edhe për ftohjen e tyre të shpejtë (fig. 4.19).Temperatura e azotit të lëngshëm është shumë e ulët, prandaj përdoret si ftohës kur kërkohen temperatura shumë të ulëta.Azoti dhe oksigjeni në industri përfitohen edhe me distilimin e ajrit të lëngët. Temperatura e ajrit të lëngët është shumë e ulëtTemperatura e vlimit e azotit është (-196oC), ndërsa e oksigjenit (-183oC)N NFig. 4.19 Përdorimi i azotit si ftohës dhe atmosferë inerte në llamba dhe ushqimeAzoti është element i domosdoshëm për zhvillimin e bimëve. Mirëpo vetëm disa bimë, si: bizelja, fasulja dhe tërfili mund ta shfrytëzojnë azotin nga ajri. Të gjitha bimët e tjera duhet ta marrin azotin përmes rrënjëve, në formën e përbërjeve të tretura në ujë.

