Page 81 - Demo
P. 81
79AzotiBimët e konsumojnë azotin nga toka, prandaj toka ka nevojë të vazhdueshme për përbërjet e azotit. Për këtë arsye, bujqit e shtojnë çdo vit plehërimin e tokave bujqësore.Për prodhimin e plehrave përdoret azoti, nga i cili fillimisht fitohet amoniaku (NH3), përmes procesit të quajtur Haber-Bosch. N2(g) + 3H2(g) 2NH3(g)Pastaj, nga amoniaku përftohen kripërat, si nitrati i natriumit (NH4NO3), të cilin bimët e marrin përmes rrënjëve.Azoti në natyrë është në qarkullim të vazhdueshëm. Në figurën 4.20 është paraqitur cikli i azotit në natyrë. Në toka bujqësore azoti nuk mund të jetë i mjaftueshëm për bimët përmes këtij cikli natyror, prandaj nevojitet plehërimi i tokave.Nga amoniaku, përveç plehrave, përftohet edhe acidi nitrik, i cili është një ndër acidet më të rëndësishme në industri.1. Duke u bazuar në pikat e vlimit, cili gaz do të ndahet i pari me distilim: azoti apo oksigjeni?2. Pse e kemi të vështirë ta identifikojmë azotin në ajër?3. Pse plehrat artificiale janë të rëndësishme për ne?Pyetje dhe detyraPërftimi i amoniakut në industriNitratetAzoti në ajër, N2N2 + 3H2 2NH3RrufejaN2 + O2 2NOBakteretzbërthyeseUjinëntokësorLidhja e azotit ngabakteret e rrënjëveZbërthimi i bimëvedhe i mbetjeve të kafshëvePlehratartificialeBimët bishtajoreFig. 4.20 Cikli i azotit në natyrë

