Page 82 - Demo
P. 82
804.6 Dioksidi i karbonitDioksidi i karbonit gjendet në ajër në nivelet 0.03-0.04%. Kjo nuk duket përqindje shumë e lartë, por nëse e krahasojmë me 250 vjet më parë, kur niveli i tij ishte vetëm 0.028%, kuptojmë se përqindja e tij në ajër po rritet nga dita në ditë.Dioksidi i karbonit është gaz pa ngjyrë, pa erë dhe më i rëndë se ajri. Tretet më mirë në ujë sesa përbërësit e tjerë të ajrit.Dioksidi i karbonit nuk digjet, por e pengon djegien. Për të vërtetuar se dioksidi i karbonit e pengon djegien dhe është më i rëndë se ajri, realizoni eksperimentin e mëposhtëm.Në një enë të thellë si në figurë vendosni tre qirinj me gjatësi të ndryshme dhe ndizini ata (fig. 4.22). Në një gotë tjetër, hidhni një lugë hidrogjenkarbonat natriumi (sodë bikarbon) dhe 50 ml acid acetik (uthull). Kjo është një mënyrë për të përftuar dioksidin e karbonit. Reaksioni që zhvillohet me këtë rast, është:NaHCO3(s) + CH3COOH(aq) CO2(g) + CH3COONa(aq) + H2O(l)Kur në gotë të fillojnë të çlirohen flluska kthejeni gotën si në figurë, në mënyrë që lëngu të mos derdhet nga gota, por që dioksidi i karbonit i fituar të mund të derdhet në enën ku gjenden qirinjtë. Vëzhgo me kujdes!Çfarë ndodh me qirinjtë?Cili qiri fiket i pari dhe pse?Dioksidi i karbonit shndërrohet nga gjendja agregate e gaztë, në gjendje të ngurtë, në temperaturën -78°C.Dioksidi i karbonit i ngurtë, njihet me emrin “akull i thatë”, pasi gjatë ngrohjes shndërrohet në gaz, pa u shndërruar në lëng. Kjo dukuri njihet me emrin sublimim. (fig. 4.21)Fig. 4.21 Sublimimi i dioksidit të karbonit të ngurtëUthull +Sodë bikarbonatFig. 4.22 Vetitë e dioksidit të karbonitDioksidi i karbonit përftohet në natyrë gjatë djegies së lëndëve fosile, drurëve, shpërthimeve të vullkaneve, tretjes së shkëmbinjve nga ujërat nëntokësore etj.Edhe organizmat e gjallë çlirojnë dioksid karboni gjatë procesit të frymëmarrjes. Për të fituar energji, njeriu shfrytëzon kryesisht karbohidratet dhe që të na japin energji, ato duhet të bashkëveprojnë me oksigjenin. Gjatë këtyre reaksioneve përftohen dioksidi i karbonit dhe uji, si dhe çlirohet energji.C6H12O6(s)+ 6O2(g) 6CO2(g) + 6H2O(g) + energjiSasia e dioksidit të karbonit që çlirohet gjatë djegies, por edhe nga qeniet e gjalla merret nga bimët e gjelbra dhe përmes procesit të fotosintezës kthehet në oksigjen. Pra, bimët e gjelbra zhvillojnë reaksionin e kundërt me atë të frymëmarrjes. Në këtë mënyrë, dioksidi i karbonit dhe oksigjeni janë në qarkullim të përhershëm në natyrë (fig. 4.23).

