Page 83 - Demo
P. 83
81Dioksidi i karbonitZhvilloni eksperimentin, sipas hapave të treguar në figurëUthull +Sodë bikarbonat1234Fig. 4.23 Qarkullimi i dioksidit të karbonit dhe oksigjenit në natyrëDritaCO2O2FotosintezaIndustriaFrymëmarrjaZbërthimi i materies organikeÇlirimi nga oqeanetBimët1. Pse themi se dioksidi i karbonit është një prej përbërësve kryesorë të ajrit, edhe pse gjendet me përqindje jo të madhe në ajër?2. Pse sasia e dioksidit të karbonit nuk ndryshon shpejt në atmosferë, edhe pse në ajër çlirohet çdo ditë një sasi shumë e madhe e tij?3. Çfarë e dallon dioksidin e karbonit nga oksigjeni dhe azoti? Ndërto një tabelë për t’i krahasuar.Pyetje dhe detyraSi mund ta vërtetojmë se ne çlirojmë dioksid karboni?Në një gotë hedhim rreth 50ml ujë gëlqereje Ca(OH)2. Tretësira duhet të jetë e kthjellët. Me anë të një pipëze fryjmë disa herë brenda në tretësirë derisa ajo të marrë ngjyrë të bardhë dhe të fundërrojë një pjesë e gëlqeres (fig. 4.24). Ngjyra e bardhë tregon praninë e dioksidit të karbonit në frymën që nxjerrim ne.Dioksidi i karbonit përdoret në prodhimin e pijeve të gazuara. Për arsye se tretshmëria e tij nuk është shumë e madhe në ujë, ai vendoset nën shtypje, gjë që mund ta vëreni lehtësisht gjatë hapjes së shisheve ku dëgjohet zhurma “fssss”.Dioksidi i karbonit përdoret edhe tek aparatet për fikjen e zjarrit, duke marrë parasysh që e pengon djegien (fig. 4.25). Gjithashtu, duke qenë më i rëndë se ajri, ai vepron si “batanije” mbi zjarr, duke e përjashtuar oksigjenin nga vendi i zjarrit. Fig. 4.24 Vërtetimi i pranisë së dioksidit të karbonitFig. 4.25 Fikja e zjarrit me dioksid karboni

