Page 84 - Demo
P. 84


                                    824.7 Ngrohja globaleSiç u diskutua në mësimin paraardhës, sasia e dioksidit të karbonit në ajër është rritur vitet e fundit dhe po vazhdon të rritet vazhdimisht. Pse po ndodh kjo rritje e sasisë së dioksidit të karbonit në atmosferë?Me rritjen e popullsisë së botës, janë pakësuar hapësirat e gjelbëruara, që do të thotë se ka më pak bimë të gjelbra që kryejnë procesin e fotosintezës. Gjithashtu, kërkesat e mëdha për energji kanë ndikuar në djegien e më shumë lëndëve të djegshme fosile dhe çlirimin të sasive më të mëdha të dioksidit të karbonit në atmosferë (fig. 4.26).C7H16 + 11O2 7CO2 + 8H2ODjegia e lëndëve fosile bëhet sipas reaksionit të mësipërm. Me djegien e 1kg lëndë fosile përftohen rreth 3 kg dioksid karboni. Shtimi i dioksidit të karbonit në atmosferë ndikon në rritjen e temperaturës në planetin tonë për shkak të të ashtuquajturit “efekti serrë” (fig. 4.27). Por, çfarë është efekti serrë?Fig. 4.26 Prodhimi i sasive të mëdha të dioksidit të karbonit nga mjetet transportuese, përftimi i metaleve dhe termocentraleveFig. 4.27 Drita depërton e papenguar, ndërsa nxehtësia nuk mund të largohetToka AtmosferaDielliPlaneti Tokë, kore e Tokës, mantel, bërthamë e Tokës, atmosferë, shkëmbinj, mineral, ndryshk, lëndë e djegshme fosile, riciklim, stratosferë, troposferë, efekti serrë, azot, oksigjen, dioksid i karbonit, fotosintezë.Fjalë kyçe
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88