Page 85 - Demo
P. 85
83Ngrohja globaleDioksidi i karbonit ka veti të ngjashme me qelqin. Rrezet e dritës që vijnë në Tokë kalojnë të papenguara nga dioksidi i karbonit. Nxehtësia që duhet të largohet nga Toka absorbohet nga dioksidi i karbonit në atmosferë, duke penguar largimin e nxehtësisë nga Toka. Pra, sa më shumë dioksid karboni të ketë atmosferë, aq më shumë nxehtësi do të absorbohet nga atmosfera dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten (fig. 4.28).1. Shpjego “efektin serrë” duke e ndërlidhur atë edhe me një situatë nga përditshmëria.2. Llogarit sasinë e dioksidit të karbonit që çliron një makinë brenda një viti. Për sasinë e karburantit që shpenzohet brenda një viti pyet prindin ose mësuesin/en.3. Pse sasia e dioksidit të karbonit po rritet më shumë vitet e fundit, në krahasim me rritjen deri 200 vjet më parë?4. Cilat mund të jenë pasojat e ngrohjes globale në vendin tonë?Pyetje dhe detyraPasojat nga efekti serrë dhe ngrohja globale mund të jenë shumë të mëdha. Këtu përfshihet shkrirja e akullnajave, që rrit nivelin e ujit, duke rrezikuar nga përmbytja vendet që janë nën nivelin e detit. Si pasojë e ngrohjes globale shumë vende mund të përballen me thatësira e kjo ndërlidhet edhe me mungesën e ushqimeve. Ngrohja globale mund të shkaktojë edhe më shumë stuhi e uragane në vende të ndryshme të botës.Fig. 4.28 Efekti serrë dhe ngrohja globaleMe siguri ju ka ndodhur që gjatë verës të hipni në makinë pasi ajo ka qëndruar në diell. Në makinë, temperatura ka qenë shumë më e lartë sesa jashtë saj. Kjo ndodh për arsye se rrezet e diellit kanë depërtuar brenda makinës dhe e kanë ngrohur atë, ndërsa nxehtësia nuk ka mundur të largohet, sepse qelqi lejon kalimin e dritës, por jo kalimin e nxehtësisë.

