Page 86 - Demo
P. 86


                                    844.8 Provoni njohuritë1. Përshkruani koren e Tokës dhe tregoni përbërjen kimike të saj?2. Përhapja e elementeve kimike në koren e tokës është si vijon:a) Silici 28%, Alumini 8%, Hekuri 5%b) Alumini 28%, Silici 8%, Hekuri 5%c) Hekuri 25%, Alumini 8%, Silici 18%3. Pjesa e brendshme e Tokës përbëhet nga _____________________. Bërthama e Tokës përbëhet nga dy pjesë: _________________________ (2300 km) e cila është e lëngët dhe ______________________ e cila është e ngurtë (1200 km). Në bërthamë, temperatura shkon deri në ________ °C.4. Pse duhen mbrojtur objektet prej hekuri?5. Pse është i nevojshëm riciklimi i materialeve? Shëno shenjën e produkteve që riciklohen.6. Çfarë është biomasa? 7. Tregoni se cilat lëndë të djegshme fosile përdorni për realizimin e nevojave tuaja të transportit e të ngrohjes?8. Çfarë janë mineralet?9. Renditja korrekte e shtresave të atmosferës duke filluar nga troposfera është:a) mezosfera, termosfera, ekzosfera, stratosferab) stratosfera, mezosfera, termosfera, ekzosferac) ekzosfera, termosfera, stratosfera, mezosfera10. Flisni për rolin e atmosferës.11. Shtresa e dytë e atmosferës nga sipërfaqja e Tokës është _____________________, e cila shtrihet deri në ________km lartësi nga sipërfaqja e Tokës. Në këtë shtresë, substanca kryesore është ___________________, modifikim alotropik i oksigjenit i cili e mbron Tokën nga rrezet e dëmshme _______________________.12. Tregoni mënyrat e përftimit laboratorik të oksigjenit.13. Përshkruani vetitë e azotit.14. Pse nevojitet plehërimi i tokave bujqësore?15. Përshkruani pse sasia e dioksidit të karbonit në ajër po rritet më shumë vitet e fundit. Si ndikon kjo rritje në temperaturën e planetit tonë?
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90