Page 87 - Demo
P. 87


                                    855.1 Vitaminat5 Shëndeti i njeriutTemaUshqimi është faktori kryesor që lidhet me shëndetin tonë. Por, pse na nevojitet ushqimi?Ushqimi na furnizon me energji, por edhe me substancat e tjera të nevojshme për funksionimin e organizmit. Një ndër materiet ushqyese të domosdoshme për funksionimin e organizmit janë edhe vitaminat.Vitaminat janë molekula organike të domosdoshme për trupin tonë dhe që gjenden në sasi shumë të vogël në organizëm. Vitaminat nuk sintetizohen (prodhohen) në organizëm ose prodhohen në sasi të pamjaftueshme, prandaj duhet të merren përmes ushqimit.Vitaminat klasifikohen në dy grupe kryesore:BFig. 5.1 Vitaminat e tretshme në ujë janë: C, B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9 dhe B12Fig. 5.2 Vitaminat e tretshme në yndyra janë: A, D, E dhe K CB AD EK• Vitaminat e tretshme në ujë (fig. 5.1) duhet të konsumohen më shpesh pasi eliminohen më shpejt (përmes urinës). • Vitaminat e tretshme në yndyra rrinë më gjatë të depozituara në organizëm (fig. 5.2). 
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91