Page 89 - Demo
P. 89
875.2 Sigurimi i ushqimit dhe ruajtja e tijRritja e kërkesave për ushqim në botë dhe nevoja për ruajtjen e tijSot kërkesat për ushqim në botë janë në rritje e sipër, ndërsa hapësirat me toka bujqësore po zvogëlohen, duke u shfrytëzuar për banim dhe industri. Prandaj është e rëndësishme që përveçse të prodhohet, ushqimi edhe duhet të ruhet nga prishja e tij.Metodat për ruajtjen e ushqimit Shumë shpesh ushqimi ekspozohet ndaj veprimit shkatërrues të mikroorganizmave (fig 5.3), të cilët mund të shfrytëzojnë materiet ushqyese dhe të shumohen. Kjo rezulton me formimin e shumë substancave të dëmshme për shëndetin, duke e bërë ushqimin të papërshtatshëm për konsumim.Fig. 5.4 Ruajtja e llojeve të ndryshme të ushqimeve në frigoriferFig. 5.5 Pasterizimi i qumështitFig. 5.3 Prishja e ushqimevePër mbrojtjen e ushqimit nga bakteret mund të përdoren metoda të ndryshme, në varësi të llojit të ushqimit. Një nga metodat më të thjeshta dhe pa ndonjë trajtim me substanca, është ruajtja e ushqimeve në temperatura të ulëta, ku ndalohet apo ngadalësohet shumimi i mikroorganizmave (fig 5.4). Një metodë tjetër që përdoret sidomos te qumështi dhe produktet e tij, është pasterizimi (fig 5.5). Ajo përfshin nxehjen e ushqimeve në enë të mbyllura, ku shkatërrohen mikroorganizmat apo ndalohet shumimi i tyre.Yndyrat dhe shumë ushqime të tjera janë shumë të ndjeshme ndaj oksigjenit. Ajri shkakton ndryshime të padëshirueshme tek yndyrat duke u ndryshuar ngjyrën, shijen, erën, apo edhe duke i prishur plotësisht ato. Për këtë arsye, ushqimet me yndyrë ruhen në ambalazhe të mbyllura mirë që të mos kenë kontakt me ajrin.

