Page 90 - Demo
P. 90


                                    88Konservuesit dhe antioksidantëtSubstancat që iu shtohen ushqimeve për ruajtjen e tyre nga mikroorganizmat, quhen konservues. Edhe substancat që përdorim çdo ditë mund të përdoren për konservimin e ushqimeve (fig 5.6). Kripa e gjellës është përdorur për konservimin e mishit qysh para mijëra vitesh. Uthullën e përdorim për të konservuar perimet e ndryshme, si: trangujt, lakrën, specat etj. Edhe sheqeri përdoret si konservues, sidomos te pijet dhe ëmbëlsirat. Përveçse i jep shije të ëmbël, ai e mbron ushqimin nga prishja.Substancat që u shtohen ushqimeve të cilat janë të ndjeshme ndaj oksigjenit, quhen antioksidantë (fig 5.7).Në Europë, çdo konservues që i shtohet ushqimit, edhe nëse është konservues natyror, shënohet në ambalazh me simbolin “E-numri”. Përveç ushqimeve në kopshtin tuaj, pothuajse të gjitha ushqimet që blini përmbajnë konservues.Sot, në botë, ka shumë debate në lidhje me efektet që kanë substancat konservuese në shëndetin tonë. Megjithatë, ende nuk ka prova të konsiderueshme shkencore që vërtetojnë se konservuesit shkaktojnë dëme në organizëm.Fig. 5.6 Përdorimi i substancave për ruajtjen e ushqimeve: kripa për mishin, uthulla për trangujt, ndërsa sheqeri për bakllavanë1. Cilat janë sfidat në prodhimin dhe ruajtjen e ushqimit në botë?2. Si mund të ndalohet shumimi i mikroorganizmave në ushqim?3. Çfarë është pasterizimi dhe si bëhet ai?4. Si përdoren substancat për konservimin e ushqimeve dhe si ndihmojnë ato në ruajtjen e ushqimit?Pyetje dhe detyraAntioksidantFig. 5.7 Veprimi i antioksidantëve në ruajtjen e mollës nga kalbjaNë etiketa, shkronja “E” tregon se origjina e ushqimit është Europa, ndërsa numrat nga E200-E299 tregojnë konservuesit. Simbolet e antioksidantëve janë E300-E399.
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94