Page 91 - Demo
P. 91
895.3 Ndikimi i duhanit në organizëmKur prindërit tuaj ishin të rinj, çdokush mund të blinte duhan dhe ai konsumohej pothuajse në çdo vend. Ai përdorej në ambiente publike, në transport publik, në shkolla (madje edhe në klasa, nga mësimdhënësit). Sot kemi njohuri rreth dëmeve që shkakton duhani në shëndet, prandaj edhe blerja e duhanit nën moshën 18 vjeç është e ndaluar me ligj. Gjithashtu, është ndaluar përdorimi i duhanit në hapësira të mbyllura publike, madje edhe reklamimi i tij në media.Por cilat janë dëmet që shkakton duhani?Të gjithë kemi dëgjuar se duhani shkakton kancer, sëmundje të zemrës duke përfshirë edhe infarktin, hipertensionin, dëmton shikimin shumë sëmundje të tjera te të cilat mund të ndikojë drejtpërdrejt apo tërthorazi. Cilat janë substancat e duhanit që i shkaktojnë këto probleme shëndetësore?Tymi i duhanit përmban rreth 7000 substanca, 60 prej të cilave është vërtetuar se kanë veti kancerogjene. Përbërësit kryesorë që gjenden në tymin e duhanit janë: nikotina, katrani dhe monoksidi i karbonit.Nikotina është një substancë që gjendet në sasi të mëdha në gjethen e duhanit. Ajo është helmuese, por njihet më shumë për varësinë që shkakton në organizëm. Nikotina nuk shkakton vdekje të drejtpërdrejtë, por dëmton shëndetin, si dhe stimulon konsumimin e duhanit në vazhdimësi.Katrani është një term që përdoret për të përshkruar substancat helmuese që çlirohen gjatë djegies. Kur kondensohet , kjo substancë shndërrohet në një lëng ngjitës me ngjyrë kafe. Ajo grumbullohet në mushkëri dhe ka veti kancerogjene. Materiet e tjera helmuese në duhan janë: Arseni, Kadmiumi, Plumbi, Formaldehidi etj.Katrani shtresëzohet edhe në dhëmbë dhe në gishtat e dorës. Substancat që gjenden në katran dëmtojnë elasticitetin e mushkërive dhe shkaktojnë kollën.Rreth një e treta e vdekjeve nga kanceri në botë janë të ndërlidhura me pirjen e duhanit.Monoksidi i karbonit ka efekte të menjëhershme në shëndet. Ai kalon shumë shpejt nga mushkëritë në gjak, duke larguar oksigjenin nga gjaku (ai lidhet me hemoglobinën e cila gjendet në rruazat e kuqe të gjakut dhe transporton oskigjenin në organizëm) (fig 5.8). Historia e duhanitDuhani është përdorur mijëra vjet më parë nga popujt e Amerikës Jugore. Pas ekspeditave nga europianët në Amerikën Jugore, duhani u soll në Europë për herë të parë në shekullin XVI nga spanjollët, e pastaj u përhap edhe në vendet e tjera.Fig. 5.7 Varësia ndaj duhanit

