Page 92 - Demo
P. 92


                                    90Si pasojë e mungesës së oksigjenit, zemra duhet të punojë më shpejt për të furnizuar trupin me oksigjen. Monoksidi i karbonit, pra, çrregullon qarkullimin e gjakut në organizëm dhe shkakton sëmundjet e ndryshme që ndërlidhen me zemrën.Fig. 5.8 Ndikimi i katranit në mushkëriJoduhanpirës Duhanpirës1. Pse nuk lejohet blerja e duhanit nën moshën 18 vjeç?2. Cilat sëmundje janë të ndërlidhura me pirjen e duhanit?3. Çfarë substancash përmban tymi i duhanit?4. Si ndikojnë nikotina dhe monoksidi i karbonit në shëndetin e njeriut?5. Si mund të kontribuoni që të tjerët të mos përdorin duhanin? Jepni së paku dy zgjidhje.Pyetje dhe detyraProbleme të tjera nga pirja e duhanit:• Aromë e pakëndshme e trupit dhe e rrobave.• Rënia e performancës fizike (frymëmarrje e vështirësuar gjatë aktivitetit fizik).• Rrezik më i madh për lëndime dhe shërim më i ngadalshëm nga lëndimet.• Dobësim i imunitetit, humbje e oreksit, çrregullim i gjumit etj.• Dëmtim i shëndetit të personave që gjenden afër dhe që janë joduhanpirës.• Shpenzime të mëdha financiare.Pirja e duhanit shpesh krahasohet me një bombë të kurdisur që pritet të shpërthejë.Vetëdijesoni të tjerët që të mos e përdorin duhanin.Kujdes
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96