Page 93 - Demo
P. 93


                                    915.4 Efektet e alkoolit dhe drogave në organizëmAlkooli është një substancë e përdorur si pije qysh para mijëra vjetësh. Edhe sot, ajo është një substancë shumë e përdorshme si pjesë e pijeve, që njihen si pije alkoolike.Kur përdoret në sasi të vogla, alkooli mund të krijojë një gjendje të përkohshme mirëqenieje shpirtërore, mirëpo tek ata që nuk kanë përdorur alkool, edhe një sasi shumë e vogël shkakton ngadalësim të lëvizjeve, probleme me humbjen e ekuilibrit dhe kontrollin mbi emocionet, e në disa raste edhe humbje të vetëdijes (fig 5.9). Alkooli që përdoret për pije quhet etanol (C2H5OH).Në jetën e përditshme, kur flasim për alkool i referohemi etanolit.Etanoli është një lëng pa ngjyrë me erë karakteristike.Alkoolizmi është një lloj varësie e njeriut nga pijet alkoolike. Konsumimi i përditshëm dhe i vazhdueshëm i alkoolit mund të ndikojë negativisht në trurin e njeriut duke ndryshuar mënyrën se si ai i përjeton kënaqësitë e jetës. Për këtë arsye, në vijim, ai do të ndiejë nevojën për të pirë alkool që t'i arrijë këto kënaqësi.Drejtimi i makinës edhe nën ndikimin e lehtë të alkoolit mund të jetë shumë i rrezikshëm. Vetëbesimi i tepruar dhe zvogëlimi i reflekseve shpesh shkaktojnë edhe vdekjen e njerëzve të tjerë në komunikacion, prandaj drejtimi i makinës nën ndikimin e alkoolit është i ndaluar. Efektet negative në organizëmEfektet e pirjes së alkoolit mund të jenë serioze, pasi ai dëmton funksionin e zemrës, pankreasit, trurit, mëlçisë dhe qarkullimin e gjakut (fig.5.10). Pirja e shpeshtë dhe në sasi të madhe e alkoolit, mund të shkaktojë edhe vdekjen. Edhe alkooli, sikurse nikotina, krijon varësi në organizëm, që njihet si alkoolizëm. Fig. 5.9 Përdorimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë probleme me ekuilibrin, humbje të vetëdijes, madje edhe vdekje.Fig. 5.10 Dëmtimi i organeve jetësore nga përdorimi i tepërt i alkoolitTruriMëlçiaZemra 
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97