Page 94 - Demo
P. 94
92DrogatNuk ka droga të parrezikshme. Nëse dikush ju ofron atë, mos e pranoni. Menjëherë bisedoni me prindërit tuaj apo me ndonjë mësimdhënës, sepse secili ka nevojë për ndihmë.Vetëm një dozë e vetme nga drogat mund të shkaktojë varësi.KujdesFig. 5.11 Një filxhan kafe përmban rreth 0.8% kafeinë1. Cili është efekti i pirjes së alkoolit në lëvizjet dhe kontrollin e emocioneve të njeriut?2. Çfarë ndodh me sjelljen e dikujt që është nën ndikimin e lehtë të alkoolit?3. Si ndikon alkooli në funksionimin e trurit dhetë zemrës?4. Çfarë është alkoolizmi dhe si krijohet kjo varësi?5. Si vepron kafeina në sistemin nervor qendror dhe cilat janë efektet e saj pozitive dhe negative në shëndetin e njeriut?Pyetje dhe detyraUshqim, shëndet, vitamina, baktere, mikroorganizma, barna, varësi ndaj substancave, etanol, helmim, konservues, antioksidant, nikotinë, kafeinë.Fjalë kyçeDrogat janë substanca që gjenden kryesisht te bimët dhe kanë efekte të ndryshme fiziologjike në organizëm, duke përfshirë edhe ndryshimet në sjellje. Shumë droga përdoren edhe për qëllime mjekësore, por në mënyrë të kontrolluar nga mjeku. Shumë substanca që kanë vetitë karakteristike të drogave, janë pranuar nga shoqëria dhe përdoren ende sot. Më herët diskutuam për alkoolin dhe duhanin, por një substancë tjetër, e cila përdoret në sasi shumë të madhe sot, është edhe kafeina. Kafeina gjendet në kafe, çaj, madje edhe në çokollatë. Ajo vepron si stimulues në sistemin nervor qendror. Përdorimi i kafeinës ndikon pozitivisht dhe negativisht në shëndetin e njeriut. Përdorimi i tepërt i kafeinës mund të shkaktojë çrregullime të gjumit, dhembje koke, nervozizëm etj. Kafeina shpesh përdoret e kombinuar me barnat, si aspirina apo paracetamoli, për të rritur efikasitetin e tyre (fig 5.11).

