Page 97 - Demo
P. 97


                                    95element kimik – Substancë e cila nuk mund të ndahet më tej në pjesë më të imëta pa e humbur identitetin e saj.endotermik – Reaksioni kimik gjatë të cilit absorbohet energjietanol – Alkool i cili përdoret për dezinfektimin e plagëve në mjekësi dhe për përgatitjen e pijeve alkoolike.Ffiltrim – Proces i ndarjes së substancave përmes një materiali poroz, bazuar në madhësinë e grimcave.forcë repulsive – Forcat të që veprojnë ndërmjet ngarkesave të njëjta elektrike.forcë tërheqëse – Forcat që veprojnë ndërmjet grimcave me ngarkesa të kundërta.fortësi e ujit – Shprehje që paraqet sasinë e përmbajtjes së kripërave të tretura në ujë. fotosintezë – Proces i shndërrimit të dioksidit të karbonit dhe ujit në sheqer dhe oksigjen nga bimët e gjelbra nën veprimin e dritës.fundërrinë – Proces i shtresimit të grimcave nga veprimi i forcës gravitacionale.Ggaz – Substancë kimike me dendësi të vogël, ku molekulat lëvizin lirshëm.Gjgjendje agregate – Forma fizike e materies në kushte të caktuara (e ngurtë, e lëngët, e gaztë).Hhelmim – Ndryshimi i gjendjes normale të një organizmi si pasojë e veprimit të substancave të helmuese. hidrogjen – Elementi i parë në tabelën periodike.hipotezë – Supozimet, idetë që parashtrohen për të shpjeguar një dukuri apo problem.Iindeks – Paraqet numrin e atomeve të një elementi brenda një formule kimike.izotop – Atome me numër atomik të njëjtë, por me masë të ndryshme (dallojnë nga numri i neutroneve në bërthamë).
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101