Page 98 - Demo
P. 98
96Jjon – Grimcë me ngarkesë pozitive ose negative.Kkafeinë – Molekulë me efekt stimulues, e pranishme në ushqimet e konsumit ditor (kafja, çaji, çokollata).kation – Jon me ngarkesë pozitive. kimi - Shkencë natyrore e cila studion përbërjen e substancave, vetitë fizike dhe kimike, strukturën dhe shndërrimet e tyre.koeficient – Numër i cili shënohet para formulës kimike dhe që tregon sasinë apo numrin e molekulave në reaksionin kimik.komponim – Është substanca e përbërë prej dy e më shumë atomeve të elementeve të ndryshme.konservues – Substancat që iu shtohen ushqimeve për ruajtjen e tyre nga mikroorganizmat.kore e Tokës – Shtresa e jashtme e Tokës.lëndë e djegshme fosile – Lëndë e krijuar gjatë miliona viteve nga dekompozimi i bimëve dhe i kafshëve. Ka përbërje të lartë karboni dhe përdoret për djegie.Llëng – Formë e materies, e cila zë vëllim, por nuk ka formë të caktuar (merr formën e enës).lidhje jonike – Lidhje kimike e formuar nga forcat elektrostatike tërheqëse ndërmjet joneve pozitive dhe atyre negative. lidhje kimike – Forca e cila i mban atomet të lidhura mes tyre.lidhje kovalente – Lloj i lidhjes kimike në të cilën atomet çiftëzojnë elektronet e tyre teke.ligj - Përmbledhje e informacioneve nga të dhënat eksperimentale.ligji i ruajtjes së masës – Ligj i cili tregon se në reaksionet kimike masa e përgjithshme e substancave që marrin pjesë në reaksion mbetet e pandryshueshme.Mmantel – Shtresa e mesme e Tokës materie – Gjithçka që ka masë dhe zë vend në hapësirë.metodë shkencore – Është një proces për zgjidhjen e problemeve shkencore.

