Page 99 - Demo
P. 99
97mikroorganizëm – Organizëm i vogël mikroskopik si: bakteria, virusi etj.mineral – Substanca të ngurta që gjenden në natyrë, dhe që karakterizohen nga strukturë kristalore, përbërje dhe veti fizike e kimike të caktuara.model molekular – Formë e thjeshtuar gjeometrike e cila shërben për të paraqitur molekulat.molekulë – Substancë e përbërë nga dy apo më shumë atome.Nndryshim fizik – Ndryshimet gjatë të cilave nuk formohet substancë e re.ndryshim kimik – Ndryshim kimik gjatë të cilit formohet substancë e re.ndryshkje – Procesi i shkatërrimit të hekurit (apo i materialeve të tjera – korrozion) si pasojë e bashkëveprimit të tij me ambientin ku ndodhet.ngurtë – Formë e materies, e cila ka vëllim dhe formë të caktuar.nikotinë – Substancë kimike e cila gjendet në gjethet e duhanit dhe dëmton shëndetin kur merret nëpërmjet konsumimit të duhanit.nxehtësi – Formë e energjisë. Ooksigjen – Elementi kimik më i përhapur në Tokë dhe i domosdoshëm për jetë.Ppastrim i ujit – Procesi i largimit të substancave të padëshirueshme nga uji. përbërje në përqindje – Tregon masën e substancës në 100 g të një përzierjeje të caktuar.përzierje - Bashkimi fizik i dy a më shumë substancave të pastra, të cilat nuk janë të lidhura kimikisht.përzierje heterogjene – Përzierje në të cilën përbërësit dallohen mes tyre.përzierje homogjene – Përzierje në të cilën përbërësit nuk dallohen mes tyre.planeti Tokë – Planeti i tretë nga Dielli, i aftë për të mbështetur jetën.precipitat – Pjesë e patretshme e një produkti kimik të formuar në një tretësirë.produkt i reaksionit – Substancat e reja që formohen pas reaksionit kimik.Rreagent – Të gjitha substancat që janë pjesë e reaksionit kimik.reaksion kimik – Proces kimik gjatë të cilit ndodhin shndërrime kimike.

