Page 100 - Demo
P. 100
MATEMATIKA 7965.6 Shuma e këndeve të brendshme të shumëkëndëshit konveksA Kërkoni dhe zbuloniNë figurë është dhënë një shumëkëndësh. Emërtoni shumëkëndëshin. Tregoni llojin e shumëkëndëshit.Me ndihmën e këndmatësit matni secilin prej këndeve të brendshme. Gjeni shumën e tyre. Matni këndet e brendshme të shumëkëndëshit dhe gjeni shumën e tyre. Çfarë vini re?Nga i njëjti kulm i shumëkëndëshit hiqni diagonalet. Në sa trekëndësha ndahet shumëkëndëshi?Shumëzoni 180° me numrin e trekëndëshave. Krahasoni vlerën që gjetët me shumën e këndeve të brendshme të shumëkëndëshit.Diskutoni.B Vrojtoni dhe mësoniNë figurën 5.31 është paraqitur një gjashtëkëndësh ABCDEF.Janë tërhequr të gjitha diagonalet që dalin nga një kulm i tij (kulmi A). Vihet re se gjashtëkëndëshi është ndarë në 4 trekëndësha (4 = 6 – 2). Në secilin trekëndësh shuma e këndeve të brendshme është 180°. Po të mbledhim të gjitha këndet e brendshme të trekëndëshave do të marrim shumën e këndeve të brendshme të gjashtëkëndëshit. Pra, shuma e këndeve të brendshme të gjashtëkëndëshit është 4 · 180° ose (6 – 2) · 180°.Në figurën 5.32 është paraqitur një shtatëkëndësh ABCDEFG.Duke hequr të gjitha diagonalet e tij që dalin prej kulmit A, ai është ndarë në 5 trekëndësha (5 = 7 – 2). Prandaj shuma e këndeve të brendshme të tij është 5 · 180° ose (7 – 2) · 180°.Fig. 5.30DCA BFEFig.5.31DECBG AF123 4 5Fig. 5.32Punë në grupVizatoni shumëkëndësha të ndryshëm. Hiqni të gjitha diagonalet nga i njëjti kulm i tij. Gjeni shumën e këndeve të brendshme të shumëkëndëshit të konstruktuar duke shumëzuar (n – 2) me 180°, ku n është numri i brinjëve të shumëkëndëshit. Matni këndet e brendshme të shumëkëndëshit me këndmatës. Diskutoni çfarë vini re. Gjeni këndet e jashtme të shumëkëndëshit të konstruktuar. Matini dhe gjeni shumën e tyre. Krahasoni përfundimin tuaj me atë të shokut/shoqes.

