Page 108 - Demo
P. 108
MATEMATIKA 71045.10 Drejtkëndëshi. Rombi. Katrori A Kërkoni dhe zbuloniTërhiqni dy drejtëza paralele p dhe q. Në drejtëzën p merrni dy pika A, B dhe tërhiqni prej tyre pingulet me drejtëzën q. A është paralelogram katërkëndëshi i formuar? Si janë këndet e tij? Tërhiqni dy diagonalet e katërkëndëshit. Matni dhe krahasoni gjatësitë e tyre. Çfarë vini re?Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Drejtkëndësh është paralelogrami që i ka të katra këndet të drejta.Drejtkëndëshi i ka të gjitha vetitë e paralelogramit, por ka edhe veti të tjera. Nëpërmjet matjeve treguat se diagonalet e drejtkëndëshit janë kongruente. Është e vërtetë edhe fjalia: “Nëse një paralelogram ka diagonale kongruente, atëherë ai është drejtkëndësh”. Mbani mend:Romb është paralelogrami që i ka të katër brinjët kongruente. Rombi i ka të gjitha vetitë e paralelogramit, por ka edhe veti të tjera. I. Diagonalet e rombit janë simetrale të këndeve të tij. II. Diagonalet e rombit janë pingule midis tyre.D CA BFig. 5.49D C21A BBDA CKatrori i ka të gjitha vetitë e paralelogramit, të drejtkëndëshit dhe të rombit. Punë në grupKonstruktoni një drejtkëndësh, një romb, një katror. Tërhiqni diagonalet e tyre. Pritni trekëndëshat e formuar. Krahasoni trekëndëshat. Çfarë do të vini re? Fig. 5.50 Fig. 5.51Mbani mend:Katror është drejtkëndëshi që i ka të katra brinjët kongruente. E thënë ndryshe: Katror është rombi që i ka të gjitha këndet të drejta.

