Page 109 - Demo
P. 109
5. GJEOMETRIA NË RRAFSH (2)105USHTRIME1 Në paralelogramin ABCD këndi A = 90o. a) Gjeni këndet B, D, C. b) Ç’lloj paralelogrami është ABCD? c) Cilat kushte mjaftojnë që paralelogrami të jetë drejtkëndësh? 2 Në paralelogramin ABCD kemi AB = BC. a) Tregoni që [CD] dhe [DA] janë kongruentë me [AB]. b) Ç’lloj paralelogrami është ABCD? c) Cilat kushte mjaftojnë që paralelogrami të jetë romb? 3 Në figurën 5.52 është dhënë drejtkëndëshi ABCD, në të cilin diagonalja [AC] formon me brinjën [AB] këndin 30°. a) Tregoni që AOB është trekëndësh dybrinjënjëshëm. b) Gjeni gjatësinë BC, nëse AC = 12 cm. 4 Në figurën 5.53 është dhënë rombi ABCD. Gjeni x, y sipas të dhënave të figurës. 5 Në rombin ABCD diagonalet [AC] dhe [BD] janë kongruente. Tregoni që ABCD është katror. 6 Në rombin ABCD kemi AC = AB. Gjeni këndet e rombit. 7 Tregoni nëse është e vërtetë apo e gabuar fjalia: a) Në një drejtkëndësh diagonalet janë pingule. b) Diagonalja e ndan drejtkëndëshin në dy trekëndësha kongruentë. c) Çdo drejtkëndësh është paralelogram. d) Çdo katror është romb. e) Çdo paralelogram është romb. f) Çdo drejtkëndësh është romb. C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Konstruktoni një kënd MAN. Konstruktoni një rreth me qendër A, që i pret krahët e këndit në pikat B, D. Me qendër në B dhe me po atë rreze, konstruktoni një hark. Me qendër në D dhe me po atë rreze, konstruktoni një hark tjetër. Shënoni me C pikën ku priten këto dy harqe. a) A i ka katërkëndëshi ABCD brinjët e kundërta dy nga dy kongruente? A është ai paralelogram?b) Si janë të katra brinjët e këtij paralelogrami? c) Çfarë keni konstruktuar, duke zgjidhur këtë ushtrim?2. Kryeni konstruktimet që bëtë në ushtrimin 1, në rastin kur këndi fillestar MAN është i drejtë. Çfarë do të merrni në këtë rast?3. Formoni një mozaik duke përdorur drejtkëndëshin, katrorin dhe rombin.OD CA300BFig. 5.52400y252x + 5Fig. 5.53

