Page 11 - Demo
P. 11
70.6);fikon xxxxxxxxxxxxxxxxxxx Thyesat dhe numrat dhjetorëNë fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• dallon numrat racionalë pozitivë;• krahason numrat racionalë;• njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave racionalë;• zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike;• përkufizon bashkësinë e numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit (në rastin kur pjesëtuesi nuk është zero);• njehson vlerën e shprehjeve me numra racionalë;• dallon numërorët që tregojnë të njëjtën sasi (p.sh.: 35 është baras me 60% apo me 0.6);• shndërron përqindjet në numra thyesorë, dhjetorë dhe anasjellas;• kryen “veprimet” me përqindje (p.sh.: cakton vlerën e tërësisë kur dihet përqindja e një pjese të saj, cakton përqindjen e një pjese të tërësisë);• modelon dhe zgjidh barazi dhe jobarazi, duke përdorur numra racionalë.A E DINI SE...?1Koncepti i “thyesës”, siç e njohim dhe e përdorim ne sot, nuk ka ekzistuar në Europë, deri në shekullin XVII. Në fakt, në fillim, thyesat as nuk konsideroheshin si numra, por si një mënyrë për të krahasuar numrat e plotë me njëri-tjetrin. Fjala “thyesë” vjen nga latinishtja, fractio, që do të thotë “të thyesh”. Egjiptianët i kanë përdorur thyesat që prej vitit 1800 p.e.s. Ata i shkruanin të gjitha thyesat duke përdorur atë që ne e quajmë thyesa njësi. Në Indinë e lashtë, thyesat shkruheshin pa vijë në mes. Ishin arabët ata që shtuan vijën në mes, për të ndarë numëruesin dhe emëruesin. Ky lloj shkrimi përdoret edhe sot.Fjalë kyçe: numra racionalë pozitivë, numra natyrorë, thyesa, numra dhjetorë, shumë, ndryshim, prodhim, herës, shprehje aritmetike, përqindje.1/5

