Page 113 - Demo
P. 113


                                    109Rreth 400 vjet më parë, askush nuk përdorte eksponentë. Më pas matematikanët vendosën të mos shkruanin të gjithë faktorët dhe simbolet e shumëzimit dhe të përdorin eksponentët. Eksponentët u përdorën për herë të parë në shekullin XV nga Nikola Shuke (Nicolas Chuquet). Fjala “eksponent” u krijua në vitin 1544 nga Mikael Shtifel (Michael Stifel). Një shekull më vonë, Robert Rekord (Robert Recorde) zhvilloi më tej sistemin e eksponentëve, duke përdorur termat “katror”, “kub” etj. Sot, shumë degë të shkencës që punojnë me numra të mëdhenj përdorin eksponentët. Për shembull, procesi i njohur si datimi me radikarbon, që përdoret për të përcaktuar moshën e mbetjeve fosile, mbështetet në një formulë që përmban një eksponent; në astronomi, për të dhënë largesën midis planetëve apo masat e tyre, si dhe të Diellit, përdorim fuqitë. Përveç përdorimit të tyre në matematikën teorike dhe në kërkimet shkencore, eksponentët dhe fuqitë gjejnë zbatim edhe në shumë profesione të tjera, si: në fizikë, kimi, inxhinieri, financë etj.Fjalë kyçe: fuqi, eksponent, bazë, prodhim faktorësh të barabartë, eksponent numër natyror, bazë numër racional, trajtë shkencore, veti të fuqisë, rrënjë katrore.Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:•	 lexon dhe shkruan fuqitë me eksponent numër natyror;•	 njehson vlerën e fuqisë me eksponent numër natyror dhe bazë numër racional;•	 dallon rastet kur vlera e fuqisë është numër pozitiv apo negativ (varësisht nga baza dhe eksponenti);•	 shpreh numrin e plotë në trajtë shkencore (p.sh.: si zbatim te distanca mes planetëve); •	 interpreton rrënjën katrore si veprim të kundërt të ngritjes në katror;•	 njehson rrënjën katrore duke provuar/me tentativë dhe duke përdorur kalkulatorin;•	 modelon dhe zgjidh problema, duke përdorur fuqitë;•	 përdor kalkulatorin për njehsimin e fuqisë.6 FuqitëA E DINI SE...?
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117