Page 114 - Demo
P. 114


                                    MATEMATIKA 71106.1 Kuptimi i fuqisëA Kërkoni dhe zbuloniPlotësoni vargun 52 = 5 · 5; 53 = 5 · 5 · 5; 54 = ................ ; 55 = .............................Si mund ta shënoni shkurt prodhimin e dhjetë faktorëve të barabartë me 5?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniShumën e disa mbledhorëve të barabartë e shkruajmë shkurt me ndihmën e shumëzimit. Kështu, në vend që të shkruajmë 7 + 7 + 7 + 7 + 7 = 35, shkruajmë shkurt 7 · 5 = 35. Ka një veprim që na lejon të shkruajmë shkurt prodhimin e disa faktorëve të barabartë midis tyre. Kështu, në vend që të shkruajmë 3 · 3 · 3 · 3 · 3 · 3 = 729, shkruajmë shkurt 36 = 729. Ky shënim lexohet “3 i ngritur në fuqi të gjashtë është 729”.Në këtë shënim numri 3 quhet bazë, numri 6 quhet eksponent, kurse numri 729 (rezultati i veprimit) quhet fuqi. Në mënyrë të ngjashme kemi: ( )3 − 2 = (– 2) · (– 2) · (– 2) = – 8. Në përgjithësi, prodhimi i n faktorëve ( n ∈ N dhe n > 1) të barabartë me a quhet fuqi e n-të e numrit a dhe shkruhet . •	 a quhet bazë, n quhet eksponent.Mbani mend:Fuqia e një numri është numri që merret duke shumëzuar aq faktorë, të barabartë me bazën, sa njësi ka eksponenti. Eksponenti i fuqisë na tregon se sa faktorë të barabartë (me bazën) shumëzohen. Veprimi që bëjmë për të gjetur fuqinë quhet “ngritje në fuqi”.Numri 32 (tre i ngritur në fuqi të dytë) lexohet ndryshe: “tre i ngritur në katror”.Numri (– 5)3 (minus pesë i ngritur në fuqi të tretë) lexohet ndryshe: “minus pesë i ngritur në kub”. Punë në grupNjehsoni: a) (+ 2)2; (+ 2)3; (+ 2)4; (+ 2)5. Si është shenja e këtyre fuqive? b) (– 2)2; (– 2)4; (– 2)6. Si është shenja e këtyre fuqive? c) (– 2)3; (– 2)5; (– 2)7. Si është shenja e këtyre fuqive? d) 12; 13; 14; 15; 02; 03; 04; 05. Çfarë vini re?Mbani mend:I. Fuqia e një numri pozitiv është numër pozitiv. II. Fuqia e një numri negativ, kur eksponenti është çift, është numër pozitiv. III. Fuqia e një numri negativ, kur eksponenti është tek, është numër negativ. IV. Për çdo numër n, natyror dhe më të madh se 1, kemi 1n = 1 dhe 0n = 0. 
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118