Page 120 - Demo
P. 120
MATEMATIKA 71166.4 Trajta shkencore e shkrimit të numritA Kërkoni dhe zbuloni Largësia maksimale e Plutonit nga Toka është 7,38 · 1012 m. Një fletë ari është e hollë 1,25 · m.Shkruani dy numrat e dhënë në formë të zakonshme.Përdorni kalkulatorin dhe krahasoni shfaqjen e numrave në të me numrat e dhënë.Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniNë shumë degë të ndryshme të shkencës, si: në fizikë, kimi, astronomi, teknikë etj., hasim numra shumë të mëdhenj apo shumë të vegjël, të cilët shkruhen e lexohen me vështirësi. P.sh.: largesa Tokë-Diell është 150 000 000 km (njëqind e pesëdhjetë milionë kilometra) apo rrezja e dritës depërton në xhamin e dritares për 0,00 000 000001 sekonda (një e njëqindmiliardta pjesë e sekondës).Vargu i fuqive të numrit 10 na ndihmon për të shkruar e lexuar këto numra. P.sh.: numrat e mësipërm mund të shkruhen:150000000 km = 1,5 ⋅ 108 km 0,00000000001 sek = 11110 sekNjë mënyrë e tillë e të shkruarit të numrit quhet shkrim i numrit në trajtë shkencore (në formë standarde).Mbani mend:Numri shkruhet në trajtë shkencore nëse ai paraqitet në trajtën n = a ⋅ 10m ose në trajtën n =10ma , ku 1 ≤ a < 10 dhe m ∈ N . Si rregull, a paraqitet në trajtën e një numri dhjetor.Shembulli 1 Masa e atomit të hidrogjenit është 0,000000 000000000000000017 g. Në formë standarde ajo shkruhet 24 101,7 g. Në këtë rast a = 1,7 dhe m = 24.Numrat e shkruar në formë standarde mund të shumëzohen e pjesëtohen mjaft thjesht.Shembulli 2a) (3,1 ⋅ 103) ⋅ (2,3 ⋅ 104) = (3,1 ⋅ 2,3) ⋅ 103+4 = 7,13 ⋅ 107.b) 28 664,8 10 4,8 1 1 . 3, 2 1,5 10 1,5 10 10⋅ = = ⋅ ⋅Nëse gjatë veprimeve përftohet një numër në formë jostandarde, ai duhet të kthehet në formë standarde.

