Page 125 - Demo
P. 125


                                    6. FUQITË121Shkrimin e numrit në trajtë shkencore.8. Shkruani, duke përdorur fuqi me bazë 10. a) Numrin e milimetrave në 1 km.  b) Numrin e milimetrave katrorë në një syprinë 100 m2.  c) Largesën e Jupiterit nga Dielli: 770000000 km.  d) Rrezen e bërthamës së një atomi: 0,0000000000003 cm.  e) Masën e planetit Mërkur: 330000000000000000000000 kg. Interpretimin e rrënjës katrore si veprim të kundërt të ngritjes në katror.9. Syprina e një pllake në formë katrore është 144 cm2. Sa është brinja e pllakës?10. Zgjidhni ekuacionin në bashkësinë e numrave racionalë jonegativë: a) x2 = 1600; b) x2 = 0,09; c) x 2 = 0,64. Njehsimin e rrënjës katrore duke bërë prova dhe duke përdorur kalkulatorin.11. Gjeni: 4⋅ 25 16⋅100 9⋅ 40081361211444⋅ 25 ; 16⋅100 9⋅ 40081361211444⋅ 25 16⋅100 ; 9⋅ 4008136121144.12. Gjeni: 254 ; 8136 ; 121144 .Përdorimin e kalkulatorit për njehsimin e fuqisë dhe rrënjës katrore.13. Me ndihmën e kalkulatorit njehsoni rrënjën katrore në një vlerë të përafërt:3030; 160 160; 9494.Modelimin dhe zgjidhjen e problemave duke përdorur fuqitë.14. Temperatura e Diellit në sipërfaqen e tij është 1,5 ·107 °C. Shkruajeni si një numër të zakonshëm.15. Gjatë pushimeve të verës duhet të lexosh 6 libra. Gjyshi të propozon dy mënyra shpërblimi: - 4 euro për çdo libër të lexuar;- 1 euro për leximin e të parit; dyfishin për të dytin; katërfishin për të tretin; tetëfishin për të katërtin e kështu me radhë. Ke vendosur t’i lexosh të gjithë librat. Ç’mënyrë shpërblimi është më e mirë për ty? 16. Hapësira e një USB-je mban deri 128 GB me të dhëna. Disku i kompjuterit të Erës ka 140 GB të dhëna. Sa USB të tilla duhen që të hidhet në to i gjithë informacioni i diskut?
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129