Page 127 - Demo
P. 127
123A E DINI SE...?Raporti i artë është një nga njohuritë matematikore që ka magjepsur matematikanët për të paktën 2400 vjet. Dy madhësi janë në raportin e artë, nëse raporti i shumës së dy madhësive me madhësinë më të madhe është i barabartë me raportin e madhësisë së madhe me të voglën. Raporti i artë është një konstante matematikore, përafërsisht 1,6180339887. Në Greqinë antike, matematikanët filluan ta studionin raportin e artë për shkak se hasej dendur në gjeometri. Më vonë, u zbulua se i njëjti raport gjendej i shprehur në shpërndarjen e degëve përgjatë kërcejve të bimëve dhe të damarëve në gjethe; te skeletet e kafshëve dhe degëzimin e venave dhe të nervave të tyre; në proporcionin e përbërjeve kimike dhe në gjeometrinë e kristaleve, madje edhe në përdorimin e proporcionit në veprat artistike. Shumë muzikantë kanë kompozuar vepra, duke përdorur raportin e artë në kombinimin e notave muzikore.Fjalë kyçe: raport, herës, numër dhjetor, përqindje, përpjesëtim, kufiza të jashtme, kufiza të brendshme, e katërta përpjesëtimore, madhësitë e drejta përpjesëtimore, rregulla e treshit, shkalla e zmadhimit, e zvogëlimit. Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• dallon numërorët që formojnë përpjesëtim;• dallon madhësitë e drejta përpjesëtimore;• cakton të katërtën përpjesëtimore në përpjesëtimet e dhëna;• zbaton rregullën e thjeshtë të treshit, për të caktuar vlerën e së panjohurës te përpjesëtimet; • vlerëson dhe kalkulon përqindjen përmendsh dhe me metoda llogaritëse; • identifikon shkallën e vizatimit (koeficientin e proporcionit) te figurat e ngjashme dhe në hartat gjeografike të qyteteve, shteteve; • zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke përdorur numra përpjesëtimorë dhe përqindjet.Raporte dhe përpjesëtime 7

