Page 128 - Demo
P. 128


                                    MATEMATIKA 71247.1 Kuptimi i raportit A Kërkoni dhe zbuloniNë një klasë ka 15 vajza dhe 10 djem.Sa më i madh është numri i vajzave nga numri i djemve?Sa herë më i madh është numri i vajzave nga numri i djemve?Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoniPër krahasimin e numrave dhe të madhësive përdorim dy mënyra: njehsojmë ndryshimin e tyre ose njehsojmë herësin e tyre. Në rastin e parë marrim përgjigje për pyetjen: me sa njësi një numër është më i madh (ose më i vogël) se një numër tjetër? Në rastin e dytë marrim përgjigje për pyetjen: sa herë njëri nga numrat është më i madh (ose më i vogël) se tjetri, apo ç’pjesë të njërit numër përbën tjetri? Në shembullin e mësipërm themi se në klasë ka 5 vajza më shumë se djem. Por mund të themi që vajza ka 1,5 herë më shumë se djem, pasi 1510 = 1,5. Mbani mend:Herësin e dy numrave e quajmë raport (përpjesë) të tyre. Raporti tregon se sa herë më i madh është numri i parë nga i dyti, apo ç’pjesë të të dytit përbën numri i parë. Raporti mund të shprehet si thyesë e zakonshme, si numër dhjetor apo si përqindje.Nëse vlerat e dy madhësive janë shprehur me të njëjtën njësi matjeje, atëherë raportin e tyre e quajmë edhe raport të këtyre madhësive (raport gjatësish, raport syprinash, raport masash etj.). Shembulli 1Gjatësia e një rruge është 240 km. Janë asfaltuar 180 km të kësaj rruge. Ç’pjesë e rrugës është asfaltuar? Zgjidhje Për të gjetur se cila pjesë e rrugës është asfaltuar, marrim raportin 180 : 240. E shkruajmë këtë raport si thyesë dhe e thjeshtojmë atë 240180 = 43 . Këtë thyesë mund ta shkruajmë si numër dhjetor (0,75) ose si përqindje (75%). Mbani mend:Nëse vlerat e dy madhësive janë shprehur me njësi të ndryshme matjeje, për gjetjen e raportit të këtyre dy madhësive duhet t’i kthejmë në të njëjtën njësi. Shembulli 2Masa e një tornoje (makinë e posaçme e pajisur me mjete prerëse) është 9,6 kv, kurse masa e elektromotorit të saj është 36 kg. Gjeni raportin e masës së elektromotorit me masën e tornos. Zgjidhje Shprehim masën e tornos në kg. Marrim 9,6 kv = 960 kg. D.m.th., raporti i masës së elektromotorit me masën e tornos është: 36 : 960 = 36960 = 380 = 0,0375 = 3,75%.
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132