Page 129 - Demo
P. 129


                                    7. RAPORTE DHE PËRPJESËTIME125USHTRIME1 Për nxënësit në klasën tuaj përdorni raportin për të krahasuar:a) numrin e djemve me numrin e vajzave; b) numrin e vajzave me numrin e djemve.2 Gjeni, duke përdorur figurën.a) Ç’pjesë e katrorëve është me pika?b) Ç’pjesë e katrorëve është e ngjyrosur?c) Shkruani një raport për të krahasuar pjesën e ngjyrosur me pjesën me pika.d) Shkruani një raport për të krahasuar numrin e katrorëve të ngjyrosur me numrin e katrorëve me pika. 3 Qumështi u nda në tre bidonë. Në të parin hodhën 0,1 të tij, në të dytin hodhën 0,3 të tij, kurse në të tretin pjesën që mbeti. Ç’tregojnë raportet? a) i 0,1 ndaj 0,3;   b) i 0,1 ndaj 0,6;   c) i (0,3 + 0,1) ndaj 0,6. 4 Gjeni raportin e: a) 3 km ndaj 750 m; b) 300 m ndaj 2,1 km; c) 700 g ndaj 1 kg; d) 10 min ndaj 10 orë. Sipërfaqja e Tokës është rreth 510 milionë km². 361 milionë km² janë të mbuluara me ujë, kurse 149 milionë km² janë tokë. Gjeni raportin e pjesës së mbuluar me ujë me pjesën e mbuluar me tokë. Rrezja ekuatoriale e Tokës është 6378 km, kurse ajo polare 6357 km. Gjeni raportin e tyre.56Shpesh kemi të bëjmë me raport madhësish të ndryshme. Në këtë rast merret një madhësi e re, si për shembull shpejtësia, e cila është raporti i rrugës me kohën. Nëse rrugën e matim në km, kurse kohën në orë, atëherë shpejtësia do të shprehet me km në orë. Nëse rruga matet në metra, kurse koha në sekonda, atëherë shpejtësia shprehet në metra në sekondë. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Një tel është ndarë në dy copa. Copa e parë e ka gjatësinë 9 m, kurse e dyta e ka gjatësinë 144 m. Gjeni: a) Ç’pjesë të telit përbën copa e parë (copa e dytë)? b) Ç’pjesë të copës së dytë përbën copa e parë? 2. Syprina e drejtkëndëshit është 22,05 m2. Gjatësia e këtij drejtkëndëshi është 10,5 m. Gjeni raportin e gjatësisë së drejtkëndëshit me gjerësinë e tij. Shkruani raportin e anasjellë. Ç’tregon ai? 3. Krijoni dy raporte, duke përdorur të dhënat e mëposhtme. Në çdo rast sqaroni kuptimin e madhësisë që formohet dhe tregoni me çfarë njësie matet ajo. a) Për 3 orë Mira lexoi 36 faqe. b) Me 50 euro u blenë 2 m mëndafsh. c) Duke bërë 10 hapa, Gimi bëri 4 m. d) Për 5 minuta printeri shtypi 30 faqe. Fig. 7.1nuk ka vend per ushtrimin 7
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133