Page 130 - Demo
P. 130
MATEMATIKA 71267.2 Zbatime të raportit A Kërkoni dhe zbuloniShkolla ka 72 nxënës në klasat e pesta dhe 48 nxënës në klasat e gjashta. Për ta u arrit të siguroheshin vetëm 50 bileta kinemaje. Si mund të ndahen këto bileta midis nxënësve të klasave të pesta dhe klasave të gjashta në mënyrë sa më asnjanëse? B Vrojtoni dhe mësoniI. Vetia themelore e raportit Në figurën 7.2, është paraqitur një drejtkëndësh, në të cilin raporti i lartësisë me bazën është 1 : 3. Vlera e këtij raporti nuk varet nga njësia me të cilën është matur lartësia dhe baza. Fig. 7.2bhbhbhhbhb2060 =hb26 = hb13 =hb412 =Raporti a : b është thyesa ba , për të cilën është e vërtetë vetia themelore e thyesave.Mbani mend:Nëse shumëzojmë apo pjesëtojmë të dy gjymtyrët e raportit me të njëjtin numër, të ndryshëm nga zero, do të marrim një raport të ri të barabartë me të parin.P.sh.: 69 = 23 = 0,20,3 = 0,40,6 = 9060 = … Prandaj 9 : 6 = 3 : 2 = 0,3 : 0,2 = 0,6 : 0,4 = 90 : 60.II. Ndarja në raport të dhënë Në jetën praktike, si për shembull, gjatë përgatitjes së përzierjeve në recetat mjekësore, apo të gatimit, gjatë ndarjes së të ardhurave etj., shpesh është e nevojshme të ndajmë një madhësi në pjesë, raporti i të cilave është i barabartë me një numër të dhënë. Për këto raste thuhet që duhet ndarë madhësia në një raport të dhënë. Shembull Për të bërë detyrat e Matematikës dhe të Gjuhës, Zamiri harxhoi 1,4 orë. Ai e ndau kohën midis këtyre dy detyrave në raportin 4 : 3. Sa orë harxhoi ai për secilën lëndë? Zgjidhje Duhet të ndajmë kohën prej 1,4 orë në raportin 4 : 3. Gjithsej kemi 4 + 3 = 7 pjesë. Një pjese i takon 71,4 orë, d.m.th. 0,2 orë. Për detyrat e Matematikës janë harxhuar 4 · 0,2 = 0,8 orë. Për detyrat e Gjuhës janë harxhuar 3 · 0,2 = 0,6 orë.

