Page 131 - Demo
P. 131


                                    7. RAPORTE DHE PËRPJESËTIME127USHTRIME1 Mësuesi korrigjoi 45 teste nxënësish dhe i mbetën pa korrigjuar edhe 75. a) Sa herë më i madh është numri i testeve të pakorrigjuara se sa i atyre të korrigjuara? b) Ç’pjesë të sasisë së përgjithshme të testeve përbëjnë të korrigjuarat?c) Sa % e testeve janë korrigjuar? 2 Shkruani disa raporte të barabarta me: a) 74; b) 110 ; c) 0,35; d) 4. 3 Thjeshtoni raportin. a) 16 : 24; b) 121 : 33; c) 1,4 : 2,1; d) 1,5 : 0,6. 4 Në çfarë raporti janë brinjët e:a) e një katrori?  b) e një trekëndëshi barabrinjës?  c) e një rombi?5 Brinjët e drejtkëndëshit janë 60 cm dhe 80 cm. a) Vizatoni këtë drejtkëndësh në fletore në shkallën 1 : 10. b) Matni diagonalen e drejtkëndëshit në fletore dhe gjeni gjatësinë e diagonales së drejtkëndëshit të dhënë. 6 Skuadra A nga 18 ndeshje ka fituar 7, kurse skuadra B nga 12 ndeshje ka fituar 5. Cila skuadër ka rezultatin më të mirë? 7 Segmentet [AC] dhe [AB] kanë raportin 3 : 5. Me sa është i barabartë raporti i gjatësive: a) AC : CB? b) CB : AB? 8 Në figurë janë dhënë rrathë dhe drejtkëndësha. Gjeni: a) raportin e numrit të rrathëve me numrin e drejtkëndëshave;b) raportin e numrit të drejtkëndëshave me numrin e rrathëve.9 Raporti i gjatësisë së dhomës me gjerësinë e saj është 5 : 4. a) Gjeni syprinën e dhomës, nëse gjatësia e saj është 6 m. b) Gjeni syprinën e dhomës, nëse gjatësia është për 0.8 m më e gjatë se gjerësia.Lumi Vollga, me një gjatësi 3531 km është lumi më i gjatë në Europë, ndërsa lumi Nil me gjatësi 6350 km është lumi më i gjatë në botë. Gjeni raportin e gjatësisë së lumit Vollga me gjatësinë e lumit Nil. Shprehni raportin në përqindje.10C Ushtrohuni duke zbatuar1. Shkruani disa raporte të barabarta me 43 ; 0,5: 5. 2. Secili nga raportet e mëposhtme krahason numrin e rrathëve të zinj me numrin e rrathëve të bardhë. Vizatoni një grup rrathësh të zinj dhe rrathësh të bardhë për të treguar raportin:a) 3 : 2; b) 1 : 5; c) 7 : 3; d) 5 : 9.3. Zëvendësoni raportin e mëposhtëm me raport numrash të plotë. a) 0,5 : 1,5; b) 4,5 : 2,7; c) 21 : 51; d) 32 1 : 32 . 4. Një aliazh (lidhje metalike) bakri dhe zinku ka masën 2 kg 550 g. Masat e bakrit dhe zinkut në të janë në raportin 9 : 8. Sa është masa e zinkut në aliazh?Fig. 7.3A C BFig. 7.4
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135