Page 132 - Demo
P. 132


                                    MATEMATIKA 71287.3 Shprehja e raportit në përqindje A Kërkoni dhe zbuloniNë një fshat kanë të drejtë votimi 350 banorë. Në ditën e zgjedhjeve votuan vetëm 190 prej tyre. – Në votime morën pjesë 1935 e votuesve, – tha Bardha.– Jo, në votim morën 54% e tyre, – tha Agimi.Kush ka të drejtë? Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoniDimë që një numër thyesor kthehet në numër dhjetor dhe në përqindje. Kështu edhe raporti mund të shprehet me numër dhjetor dhe me përqindje.Mbani mend:Për të kaluar nga një thyesë dhjetore në përqindje duhet ta shumëzojmë këtë thyesë me 100%. (P.sh. 0,35 = 0,35 x 100% = 35%).Shembulli 1Nga 2150 televizorë të një marke, për një vit, u desh të riparoheshin 49 copë, kurse nga 725 televizorë të një marke tjetër, për atë vit, u desh të riparoheshin 31 copë. Për cilën markë përqindja e televizorëve me defekt është më e madhe? Zgjidhje Raporti i televizorëve me defekt, me sasinë e përgjithshme të tyre, për markën e parë është 492150 , kurse për markën e dytë është 31725. I kthejmë këto thyesa në numra dhjetorë (duke bërë pjesëtimin e numëruesit me emëruesin) dhe pastaj në përqindje. Në këtë mënyrë 492150 ≈ 0,022 dhe 31725 ≈ 0,042. D.m.th. 492150 ≈ 2,2% dhe 31725 ≈ 4,2%. Përqindja e televizorëve me defekt është më e madhe për markën e dytë.Shembulli 2Sipas ligjeve të një vendi, të ardhurat e çdo njeriu taksohen sipas “tatimit mbi të ardhurat”, që është në masën 13%. Çfarë shume paguan si tatim një shtetas që fiton 2700 euro? Zgjidhje Gjejmë 13% të 2700. Për këtë shumëzojmë 2700 me 13%. Por 13% = 13100 = 0,13. Shuma e tatimit është 2700 · 0,13 = 351 euro.Mbani mend:Për të kthyer përqindjet në thyesa dhjetore duhet që numrin që qëndron para shenjës % ta pjesëtojmë me 100. 
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136