Page 135 - Demo
P. 135
7. RAPORTE DHE PËRPJESËTIME131Nëse për raportet ba dhe dc dihet që a · d = b · c, atëherë barazimi ba= dc është përpjesëtim. Punë në grupTregoni që barazimi 2016 = 45 është përpjesëtim. Shqyrtoni barazimin 205 = 164 . Si është marrë prej përpjesëtimit të parë? A është ky barazim përpjesëtim? Provoni të merrni përpjesëtime të tjera nga përpjesëtimi i dhënë.Mbani mend:Nëse në një përpjesëtim u ndërrojmë vendet e kufizave të brendshme, marrim përsëri një përpjesëtim. Nëse në një përpjesëtim u ndërrojmë vendet e kufizave të jashtme, marrim përsëri një përpjesëtim.Me shkronja: nga përpjesëtimi ba= dc rrjedhin përpjesëtimet: bd= ac dhe ca= db . C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Formoni përpjesëtime me numrat 1; 17; 3; 51. 2. Duke përdorur vetinë themelore, tregoni nëse barazimet e mëposhtme janë përpjesëtime. a) 5 : 38 = 3 : 58; b) 0,10,4= 0,160,4 . 3. Duke ndërruar vendet e kufizave, formoni tri përpjesëtime të reja nga përpjesëtimi i dhënë. a) 5 : 15 = 4 : 12; b) 120,2 = 300,5 . 4. Një fotograf printon fotografi me këto përmasa: 6 · 4 cm; 7 · 5 cm; 10 · 8 cm; 12 · 8 cm. Një aparat fotografik digjital i bën fotografitë në raportin 3 : 2. Në cilin format printohen fotografitë e këtij aparati fotografik?USHTRIME1 Lexoni përpjesëtimin: a) 3 : 7 = 6 : 14; b) 0,61,2 = 0,91,8 . 2 Kontrolloni nëse barazimi i dy raporteve është përpjesëtim: a) 29 : 134 = 36 : 26; b) 183 = 305 ; c) 150,8 = 2,70,09 . 3 Duke përdorur barazimin e vërtetë 4 · 9 = 0,2 · 180, formoni katër përpjesëtime të tjera.4 Nga numrat e dhënë formoni një përpjesëtim. a) 10; 15; 24; 16; b) 2; 6; 18; 54. 5 a) Formoni një përpjesëtim, tek i cili kufizat e jashtme janë 40 dhe 15. b) Formoni dy përpjesëtime, ku secila nga kufizat e brendshme të jetë 18. 6 A është e vërtetë fjalia: “Nëse në një përpjesëtim, kufizat e jashtme i vendosim në vend të të brendshmeve dhe të brendshmet i vendosim në vend të të jashtmeve, atëherë do të marrim përpjesëtim të ri”? Shpreheni këtë fjali me anë të shkronjave. Argumentoni.

