Page 138 - Demo
P. 138
MATEMATIKA 71347.6 Gjetja e kufizës së panjohur në një përpjesëtim. Rregulla e treshitA Kërkoni dhe zbuloniPër të blerë dy buqeta me lule, Era shpenzoi 8,5 euro. Sa euro i duhen Erës për të blerë 4 buqeta me lule? Po tri buqeta? Diskutoni.B Vrojtoni dhe mësoniNë një përpjesëtim mund të ndodhë që të njihen tri kufiza, kurse kufiza e katërt të jetë e panjohur. Ne mund ta gjejmë vlerën e kufizës së panjohur x, duke shkruar një ekuacion me ndryshore x, nëse përdorim vetinë themelore të përpjesëtimit. Shembulli 1 Në përpjesëtimin 0,5 : x = 2 : 13, gjeni vlerën e kufizës së panjohur x. Zgjidhje Duke përdorur vetinë themelore për përpjesëtimin x0,5 = 213 , marrim x · 2 = 0,5 · 13, d.m.th.x · 2 = 6,5. Duke pjesëtuar të dyja anët në këtë ekuacion me numrin 2 ≠ 0, gjejmë x = 26,5 , d.m.th. x = 3,25. Shpesh, për të gjetur kufizën e panjohur në një përpjesëtim përdorim dhe rregullën e thjeshtë të treshit. Kështu në shembullin e rubrikës A, për të gjetur sa euro i duhen Erës për të blerë tri buqeta me lule shkruajmë:2 buqeta kushtojnë 8,5 euro;3 buqeta kushtojnë x euro;Shkruajmë përpjesëtimin x8,532 = ; që nga x = 28,5⋅ 3 = 12,75 euro. Shembulli 2Gjeni në përpjesëtimin 8,75154 = a0,75 kufizën e panjohur a. Zgjidhje Duke përdorur vetinë themelore, marrim barazimin 154 · a = 8,75 · 0,75. E zgjidhim këtë si ekuacion me ndryshore a. Fillimisht kthejmë 154 në numër dhjetor. Kemi 154 = 3,75. Pra 3,75 · a = 8,75 · 0,75. Duke pjesëtuar të dyja anët me numrin 3,75 ≠ 0, marrim a = . Thjeshtojmë dhe marrim a = 8,755 d.m.th. a = 1,75. Shembulli 3Gjeni të katërtin përpjesëtimor të treshes së radhitur të numrave 2, 8, 16.

