Page 14 - Demo
P. 14
MATEMATIKA 7101.2 Kthimi i thyesave në emërues të njëjtë. Krahasimi i thyesaveA Kërkoni dhe zbuloniNjë pishinë mbushet nga dy burime uji. Nëse përdoret burimi i parë, pishina mbushet për 10 orë, kurse nëse përdoret i dyti, ajo mbushet për 14 orë. Kur mbushet më shumë pishina: me të parin për 3 orë apo me të dytin për 7 orë? B Vrojtoni dhe mësoniZakonisht, thyesat i kthejmë në emëruesin më të vogël të përbashkët. Për këtë, përdorim SHVP e emëruesve. Mbani mend:Për të kthyer thyesat në emëruesin më të vogël të përbashkët veprojmë kështu: 1. gjejmë SHVP (shumëfishin më të vogël të përbashkët) e emëruesve të thyesave;2. pjesëtojmë këtë SHVP me emëruesin e secilës thyesë, duke gjetur për secilën thyesë faktorin plotësues;3. shumëzojmë numëruesin e secilës thyesë me faktorin plotësues përkatës.Shembulli 1Ktheni thyesat 1160 dhe 31168 në emërues të përbashkët. Zgjidhje Zbërthejmë secilin nga emëruesit në faktorë të thjeshtë. 60 = 2 · 2 · 3 · 5 dhe 168 = 2 · 2 · 2 · 3 · 7 SHVP e numrave 60 dhe 168 është prodhimi 2 · 2 · 2 · 3 · 5 · 7, d.m.th. 840. Për thyesën 1160 , faktori plotësues do të jetë 840 : 60 = 14. Prandaj 1160= 11 · 1460 · 14 =154840 . Për thyesën 31168 , faktori plotësues do të jetë 840 : 168 = 5. Prandaj 31168= 31 · 5168 · 5 =155840 .Ju dini se nga dy thyesa me emërues të njëjtë, më e madhja është ajo që ka numëruesin më të madh. Për të krahasuar dy thyesa me emërues të ndryshëm, në fillim i kthejmë ato në thyesa me emërues të njëjtë. Shembulli 2Krahasoni thyesat 524 dhe 730 . Zgjidhje I kthejmë thyesat në thyesa me emërues të njëjtë. Duke zbërthyer në faktorë të thjeshtë emëruesit, gjejmë: 24 = 2 · 2 · 2 · 3 dhe 30 = 2 · 3 · 5. SHVP e 24 dhe 30 është prodhimi 2 · 2 · 2 · 3 · 5 = 120.

