Page 140 - Demo
P. 140
MATEMATIKA 71367.7 Varësia në përpjesëtim të drejtë A Kërkoni dhe zbuloniNjë punëtor fiton 80 euro për 5 ditë. Sa euro do të fitojë ai për 11 ditë? Diskutoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniNë tabelën e mëposhtme është treguar lidhja midis gjatësisë së stofit dhe çmimit të tij. Gjatësia e stofit (m) 1 2 3 4 ... xÇmimi (euro) 20 40 60 80 ... yVihet re se raporti midis një vlere të madhësisë së dytë me vlerën përgjegjëse të madhësisë së parë është konstant (i njëjtë). 20 : 1 = 40 : 2 = 60 : 3 = 80 : 4 = ….Gjithashtu, raporti midis dy vlerave të madhësisë së parë është i barabartë me raportin midis vlerave përgjegjëse të madhësisë së dytë. 1 : 3 = 20 : 60; 3 : 4 = 60 : 80; …; Një torno automatike prodhon për 2 orë 28 detale. Për një kohë dy herë më të gjatë (4 orë), ajo do të përgatisë dy herë më tepër detale, pra 28 · 2 = 56 detale. Për një kohë tri herë më të gjatë, ajo do të përgatitë tri herë më shumë detale etj. Sa herë më shumë kohë të punojë tornoja, aq herë më shumë detale do të përgatitë ajo. Madhësi të tilla, si: koha e punës e tornos dhe sasia e detaleve përgatitur prej saj, i quajmë madhësi në përpjesëtim të drejtë (madhësi proporcionale).Mbani mend:Dy madhësi quhen në përpjesëtim të drejtë, nëse kur njëra prej tyre rritet (zvogëlohet) disa herë, edhe tjetra rritet (zvogëlohet) po aq herë.Gjatësia e stofit të blerë dhe kostoja e tij janë madhësi në përpjesëtim të drejtë. Le të kemi dy madhësi në përpjesëtim të drejtë. Le të jenë x1, x2 dy vlera të madhësisë së parë dhe y1, y2 dy vlerat përgjegjëse të madhësisë së dytë. Atëherë kemi përpjesëtimet 21xx = 21yy , që mund të shkruhet ndryshe 11yx = 22yx . Mbani mend:Kur dy madhësi janë në përpjesëtim të drejtë, raportet e vlerave përgjegjëse të tyre janë të barabarta. Gjatësia e një fëmije nuk është në përpjesëtim të drejtë me moshën e tij. Kur rritet mosha e fëmijës, rritet edhe gjatësia e tij, por kur mosha rritet dy herë, gjatësia nuk rritet dy herë. Shembull Për 3,2 kg mall u paguan 9,28 euro. Sa duhet paguar për 1,5 kg të këtij malli?

