Page 141 - Demo
P. 141
7. RAPORTE DHE PËRPJESËTIME137USHTRIME1 A është në përpjesëtim të drejtë varësia midis dy madhësive të mëposhtme? a) Rrugës së përshkuar nga makina (me shpejtësi konstante) dhe kohës së lëvizjes. b) Pagesës për një mall (me çmim të caktuar) dhe sasisë së tij. c) Masës së një trau dhe vëllimit të tij. d) Moshës së njeriut dhe numrit të këmbës së tij. e) Brinjës së katrorit dhe perimetrit të tij. f) Brinjës së katrorit dhe syprinës së tij. 2 Nga blirët e mbjellë në qytet, u vu re që mbinë 95% e tyre. Sa blirë u mbollën, kur dihet që kanë mbirë 57? 3 Në një mineral, për 7 pjesë hekur, janë 3 pjesë mbeturina. Sa tonë mbeturina ka në sasinë e mineralit nga e cila u morën 73,5 tonë hekur? 4 Agimi lexoi për 4 ditë 68 faqe të një libri. Duke lexuar me të njëjtën shpejtësi, për sa ditë do ta mbarojë ai së lexuari librin me 170 faqe? 5 Me 2,50 euro, Shpresa bleu 4 fletore dhe 2 lapsa. Sa euro i duhen asaj për të blerë 8 fletore dhe 4 lapsa? 6 Një automobil bën 17 km me 1 litër benzinë. Sa km do të bëjë me 4,5 litra benzinë? Zgjidhje I shkruajmë shkurt të dhënat e problemës në një tabelë, duke shënuar me (euro) pagesën për 1,5 kg mall. Do të marrim këtë tabelë:Sasia e mallit Pagesa Blerja e parë Blerja e dytë↓3,2 kg 1,5 kg ↓9,28 euro x euroSasia e mallit dhe pagesa për të janë madhësi në përpjesëtim të drejtë (pse?). Këtë fakt e kemi vënë në dukje me dy shigjeta, që kanë të njëjtin drejtim. Shkruajmë përpjesëtimin 21xx = 21yy , d.m.th. 1,53,2= 9,28x. Nga vetia themelore e përpjesëtimeve kemi: 3,2 · x = 9,28 · 1,5, prej ku nxjerrim x = 9,28 .1,53,2 , d.m.th. duhen paguar x = 4,35 euro. C Ushtrohuni duke zbatuar 1. a) A është në përpjesëtim të drejtë rruga që bën një këmbësor, që lëviz në mënyrë të njëtrajtshme, me kohën e lëvizjes? b) Jepni dy shembuj të tjerë madhësish në përpjesëtim të drejtë. c) Jepni dy shembuj madhësish që nuk janë në përpjesëtim të drejtë. 2. Një sferë çeliku me vëllim 6 cm3 e ka masën 46,8 g. Cila do të jetë masa e një sfere (prej të njëjtit çelik) me vëllim 2,5 cm3? Përdorni rregullën e thjeshtë të treshit.3. Nga 21 kg fara luledielli u morën 5,1 kg vaj. Gjeni sa vaj do të merret nga 7 kg fara të tilla, duke përdorur rregullën e thjeshtë të treshit?

