Page 142 - Demo
P. 142
MATEMATIKA 71387.8 Paraqitja e objekteve me shkallë zvogëlimi apo zmadhimi A Kërkoni dhe zbuloni1. Në figurën 7.10 është paraqitur një pullë me shkallën 2 : 1 (kemi zmadhim). Sa është realisht diametri i pullës?2. Merrni një hartë fizike të Kosovës.Lexoni shkallën e hartës. Si e kuptoni?Gjeni në të qytetin e Prishtinës dhe të Prizrenit. Matni me vizore distancën e tyre në hartë. Gjeni distancën e vërtetë midis dy qyteteve.B Vrojtoni dhe mësoniDini se pjesët e sipërfaqes së Tokës paraqiten në hartë në trajtë të zvogëluar, po kështu objekte të ndryshme në skica, fotografi. P.sh.: nëse segmentin prej 1 km e paraqesim në një hartë të lagjes me një segment me gjatësi 1 m, d.m.th. të zvogëluar 1000 herë, themi që kjo hartë ka shkallën 1 : 1000. Mbani mend:Raportin e gjatësisë së një segmenti në një hartë (apo skicë), me gjatësinë e segmentit përkatës në Tokë, e quajmë shkallë të hartës (skicës). Në figurën 7.11 janë paraqitur disa objekte në shkallën 1 : 1. Kjo do të thotë që 1 cm në figurë i përgjigjet 1 cm në realitet. Ne mund të lexojmë menjëherë përmasat e këtyre objekteve.Në figurën 7.12 është paraqitur me shkallën 1 : 10 trekëndëshi kënddrejtë ABC. Në figurë gjatësia e katetit [AC] është 1 cm, prandaj gjatësia e vërtetë e katetit është 10 cm. Për të bërë paraqitjen grafike me shkallë zvogëlimi (apo zmadhimi) të një objekti si edhe për të gjetur përmasat e vërteta të tij, kur njihen përmasat e kësaj paraqitjeje grafike, mund të përdoren përpjesëtimet. Shembulli 1Largesa midis dy fshatrave në hartën me shkallë 1 : 25000 është 6,5 cm. Sa është largesa e vërtetë midis tyre? Zgjidhje E shënojmë largesën (në Tokë) midis fshatrave me x (cm). Kemi x6,5 = 125 000(sepse raporti midis gjatësisë së segmentit në hartë me gjatësinë e tij në Tokë na jep shkallën e hartës). Prej këtu kemi 6,5 · 25000 = x, d.m.th. x = 162500 cm = 1 625 m. 3 cmshkalla 2 : 1Fig. 7.10Fig. 7.112,8 cm3 cm1,2 cm3,1 cmshkalla 1:1AC B1 cmFig. 7.12

