Page 143 - Demo
P. 143


                                    7. RAPORTE DHE PËRPJESËTIME139USHTRIME1 Në një skicë, gjatësia e kopshtit është 3,5 cm. Sa është shkalla e skicës, nëse kopshti është në të vërtetë 14 m i gjatë. 2 Largësia midis dy qyteteve është 42 km. Sa do të jetë largesa midis pikave që i paraqesin ato në hartën me shkallë 1 : 500000? 3 Hekurudha midis dy qyteteve në një shtet është 650 km e gjatë. Paraqitni me segment këtë largesë, duke përdorur shkallën 1 : 10000 000. 4 Një segmenti prej 7,2 cm (në hartë) i përgjigjet një segment në tokë me gjatësi 144 km. Sa është largesa e vërtetë midis qyteteve, nëse largesa në hartë midis tyre është 6,3 cm? 5 Gjatësia e një detali në skicën me shkallë 1 : 5 është 7,2 cm. Sa do të jetë gjatësia e këtij detali në një skicë tjetër me shkallë: a) 1 : 3; b) 2 : 1? 6 Në figurën 7.13 është paraqitur plani i një shtëpie me kopsht, në shkallën 1 : 2500. Duke matur përmasat e skicës: a) Gjeni përmasat dhe syprinën e shtëpisë bashkë me kopshtin. b) Gjeni syprinën e shtëpisë pa kopshtin. Shembulli 2Largesa midis dy qyteteve është 120 km. Sa do të jetë largesa përkatëse në hartën me shkallë 1:1000000? Zgjidhje E shënojmë largesën e kërkuar në hartë me x (km). Kemi 120x =1 000 0001 (pse?). Prej këtu nxjerrim x =1 000 000120 km = 1 000 000120 ⋅1000 m = cm = 12 cm. Ja disa shkallë zvogëlimi që përdoren shpesh. Shkalla Përdorimi 1 : 10 deri 1 : 25 Dizajnim mobiliesh1 : 50 deri 1 : 200 Paraqitje godinash 1 : 500 deri 1 : 2000 Planimetri parcelash 1 : 5000 deri 1 : 25000 Harta topografike 1 : 100 000 deri 1 : 200000 Harta automobilistike (rrugore) 1 : 1 000 000 deri 1 : 5 000 000 Harta gjeografike C Ushtrohuni duke zbatuar1. Matni në hartën e Kosovës largesën e vendbanimit tuaj nga një qendër urbane e rëndësishme (p.sh. Prishtina, Gjakova, Prizreni etj.) dhe gjeni pastaj largesën e vërtetë. 2. Nëse duam që dhomën me përmasa 4 m me 5 m ta paraqesim me përmasa 4 cm me 5 cm, çfarë shkalle duhet të ketë skica? 3. Matni gjatësinë dhe gjerësinë e dhomës suaj. Vizatoni në letër planin e kësaj dhome me shkallën 1 : 100. Fig. 7.13
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147