Page 144 - Demo
P. 144
MATEMATIKA 71407.9 Çfarë mësuam? (Përsëritje)Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniKuptimin e raportit dhe përdorimin e tij.1. Cila është forma më e thjeshtuar e raportit 100 : 30?2. Vizatoni tre drejtkëndësha të ndryshëm me raporte të përmasave gjatësi : gjerësi = 3 : 2.3. Dy radhitës ndanë midis tyre një dorëshkrim 120 faqesh në raportin 3 : 5. Nga sa faqe shtypën secili?4. Kemi 110 lapsa trengjyrësh. Raporti i lapsave të zinj ndaj atyre të kaltër është 5 : 4, kurse raporti i lapsave të kaltër ndaj atyre të kuq është 2 : 1. Nga sa lapsa të secilës ngjyrë kemi? Shprehjen e raportit në përqindje.5. Shprehni si numër dhjetor dhe si thyesë: a) 21%; b) 56%; c) 78%.6. Shprehni si numër dhjetor dhe si përqindje: a) 86 ; b) 52 ; c) 53 .7. Gjatë pastrimit të grurit, prej 1750 kg grurë veçuan 105 kg papastërti. Ç’përqindje grurit të pastër mbeti? Dallimin e numërorëve që formojnë përpjesëtim.8. Nga numrat e dhënë, zgjidhni katër numra me të cilët mund të formoni përpjesëtim: a) 7; 9; 15; 21; 25; 35; 42; 49?b) 5; 10; 15; 24; 30; 40; 50; 64? 9. A janë përpjesëtime barazimet? a) 2,04 : 0,6 = 2,72 : 0,8; b) 0,012 : 0,28 = 0,204 : 0,51. Përdorimin e vetive të përpjesëtimit.10. Jepet treshja e numrave: 5, 25, 10. a) Gjeni një numër të katërt, që të formohet një përpjesëtim. b) Sa numra të tillë mund të gjenden?11. Nga katër numrat e dhënë formoni sa më shumë përpjesëtime, duke përdorur vetitë e përpjesëtimit. 21; 41; 31; 61 .

