Page 145 - Demo
P. 145
1417. RAPORTE DHE PËRPJESËTIMEDallimin e madhësive të drejta përpjesëtimore.12. Për dy fletore, Arbri pagoi 2 euro. Sa euro kushtojnë 5 fletore? Po 11 fletore?13. Një njeri përshkon 3 km duke ecur për 40 minuta. Sa km do të përshkojë për 60 minuta, nëse ecën me të njëjtën shpejtësi? Caktimin e së katërtës përpjesëtimore në përpjesëtimet e dhëna.14. Gjeni vlerën e x, duke përdorur vetitë e njohura, në përpjesëtimet e dhëna: a) x6= 2015 . b) (22 – x) : x = 6 : 5.Zbatimin e rregullës së thjeshtë të treshit për të caktuar vlerën e të panjohurës te përpjesëtimet. 15. Një punëtor për 3 ditë ka shtruar pllaka në një sipërfaqe 28 m2. Për sa ditë do të mbulojë me pllaka një sipërfaqe prej 168 m2?16. Tre autobusë transportojnë 156 pasagjerë. Sa autobusë duhen për të transportuar 364 pasagjerë?Zgjidhjen e problemave nga jeta e përditshme, duke përdorur numra përpjesëtimorë dhe përqindjet.17. Në një qendër votimi janë regjistruar 638 zgjedhës (305 burra dhe 333 gra). Kanë votuar 517 persona, prej të cilëve 260 burra. a) Sa për qind e zgjedhësve ka votuar? b) Është më e madhe përqindja e votuesve për burrat apo për gratë? 18. Në skicën me shkallë 1 : 150, një objekt paraqitet me përmasa 3 cm me 4 cm. Sa janë përmasat e vërteta të objektit? 19. Në një skicë, një segment me gjatësi AB = 6 m është paraqitur nga një segment me gjatësi 9 cm. Me sa cm do të paraqitet në skicë segmenti me gjatësi CD = 10 m?

