Page 146 - Demo
P. 146
MATEMATIKA 71427.10 Vlerësim Koha: 45 minuta1 Segmenti [AB] është ndarë nga pika C në dy pjesë, në mënyrë që AC = 12 cm; BC = 6 cm. Gjeni raportet e gjatësisë: a) BCAB ; b) ABAC . (2 pikë) 2 Gjeni raportin: a) 24 cm me 4 cm; b) 1,2 kg me 300 g; c) 20 min me 2 orë. (3 pikë) 3 Mësimet në shkollë zgjasin 5 orë. Raporti midis orëve mësimore dhe pushimeve është 9 : 1. Sa kohë zgjasin pushimet? (3 pikë) 4 Gjeni: a) 16% e 200 eurove; b) 125% e 300 eurove. (2 pikë) 5 Në fillim të vitit shkollor ishin 550 nxënës. Gjatë vitit, numri i nxënësve të shkollës u rrit me 8%. Sa nxënës ishin në fund të vitit? (3 pikë) 6 Zbatoni vetinë e vargut të raporteve të barabarta. 43= 912 = ….(1 pikë) 7 Shkalla e një ndërtese të vizatuar në planimetri është 1 : 2500. a) Sa është gjatësia e murit, në qoftë se në planimetri ai paraqitet me një segment 3 cm të gjatë?b) Me çfarë gjatësie paraqitet në planimetri një dritare që është 2 m e gjatë? (2 pikë)8 Në hartë, largesa prej 120 km është paraqitur me segment me gjatësi 30 cm. Me cilin segment do të paraqitet largesa prej 150 km? 1(2 pikë) 9 Formoni një përpjesëtim me numrat 3, 12, 8, 2. (2 pikë) 10 Gjeni kufizën e panjohur: a) 318 = x72 ; b) 3,5 : x = 1 : 0,2; c)x5 + x= 43 . (6 pikë)11 Pasi u rrit paga me 30%, një punëtor merr 13 euro në ditë. Sa euro ka qenë paga e tij më parë? (3 pikë)12 Pesë pako përmbajnë 70 ëmbëlsira.a) Sa ëmbëlsira do të ketë në 7 pako?b) Sa pako duhen për të paketuar 154 ëmbëlsira?(2 pikë)

