Page 147 - Demo
P. 147
143Matja e madhësive gjeometrike A E DINI SE...?Pema ose druri i Pitagorës është një figurë që përbëhet prej katrorësh të tillë që çdo tre katrorë fqinjë formojnë me brinjët e tyre një trekëndësh kënddrejtë, në formë të atillë që vërteton Teoremën e Pitagorës. Konstruksioni fillon nga një katror me brinjë një njësi mbi të cilin konstruktojmë dy katrorë të vegjël me brinjë 122, të tillë që secili katror ka nga një kulm të përbashkët me dy tjerët. Në hapin e dytë, procesi vazhdohet në dy katrorët e tjerë e kështu me radhë. Fjalë kyçe: matje, njësi të matjes, perimetër, syprinë, Teorema e Pitagorës, trekëndësh kënddrejtë, sipërfaqe shumëkëndëshe, sipërfaqe rrethore, figura të përbëra.Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• zgjedh njësitë standarde për matjen e gjatësisë, sipërfaqes, si dhe shpjegon marrëdhëniet ndërmjet njësive të ndryshme të matjeve gjatë zgjidhjes së problemave;• cakton perimetrin e figurave dydimensionale me anë të formulave dhe me matje;• “vërteton” Teoremën e Pitagorës në trekëndëshin kënddrejtë (duke ndërtuar katrorë mbi brinjët e tij) dhe e zbaton atë për njehsimin e gjatësisë së hipotenuzës apo katetit të trekëndëshit kënddrejtë; • zbaton Teoremën e anasjellë të Pitagorës për të përcaktuar nëse një trekëndësh është kënddrejtë ose jo;• zbaton Teoremën e Pitagorës për njehsimin e lartësisë te trekëndëshi barakrahës (dybrinjënjëshëm) dhe barabrinjës, si dhe për njehsimin e diagonales te drejtkëndëshi dhe te katrori;• njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqes shumëkëndëshe (paralelogrami, trekëndëshi, trapezi, deltoidi) me anë të formulave;• njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqeve shumëkëndëshe të rregullta, kur dihet brinja dhe rrezja e rrethit të brendashkruar;• njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqes rrethore; • zbërthen figurat jo të rregullta në figura të thjeshta dydimensionale, për të gjetur perimetrin dhe syprinën e tyre;• përdor formulat për njehsimin e perimetrit dhe syprinës së sipërfaqeve shumëkëndëshe dhe rrethore në detyra nga jeta e përditshme.8

