Page 148 - Demo
P. 148


                                    MATEMATIKA 71448.1 Përsëritje mbi njësitë e matjes së gjatësisë e të syprinës A Kërkoni dhe zbuloniPunë në grupKujtoni njësitë e gjatësisë dhe të syprinës: njësinë themelore, shumëfishat dhe nënfishat.Në vend të pikave vendosni numrin e duhur: a) 12 m =... cm; b) 17 cm = ... mm; c) 4 km = ... m = ... cm; d) 7 m2 = ... cm2; e) 15 cm2 = ... mm2; f) 3 km2 = ... m2. B Vrojtoni dhe mësoniNjësia bazë për matjen e gjatësive është metri (shënohet m). Metri ka shumëfishat dhe nënfishat e tij, që janë paraqitur në tabelën e mëposhtme: Njësia Shkurtimi Raporti me metrinShumëfishat Dekametri Hektometri Kilometri damhmkm1 dam = 10 m1 hm = 100 m 1 km = 1000 mNënfishat DecimetriCentimetri Milimetri dmcmmm1 m = 10 dm1 m = 100 cm 1 m = 1000 mmNë figurën 8.1 jepet tabela e shndërrimeve të njësive të gjatësisë.Një shumëfish tjetër i metrit është milja: 1 milje = 1 609 metra ≈ 1,6 km. Ajo përdoret kryesisht në lundrimet detare ose në fluturimet ajrore. Njësia bazë për matjen e syprinave është metri katror (shënohet m2). Metri katror ka shumëfishat dhe nënfishat e tij, të cilët paraqiten në tabelën e mëposhtme. Njësia Shkurtimi Raporti me metrin katrorShumëfishat Dekametri katror Hektometri katror Kilometri katror dam2hm2km21dam2 = 100 m21hm2 = 10000 m21km2 = 1000000 m2Nënfishat Decimetri katror Centimetri katror Milimetri katror dm2cm2mm21 m2 = 100 dm21 m2 = 10000 cm21 m2 = 1000000 mm2Në figurën 8.2 jepet tabela e shndërrimeve të njësive të syprinës. Në bujqësi, për matje syprinash, përdoren ari (ar), dynymi (dn) dhe hektari (ha).1 ar = 100 m2; 1 dynym = 1000 m2; 1 hektar = 10000 m2; 1 hektar = 100 ar.Fig. 8.1mm cm dm m dam hm km:10·10 ·10 ·10 ·10 ·10 ·10:10 :10 :10 :10 :10mm2 cm2 dm2 m2 dam2 hm2 km2:100·100 ·100 ·100 ·100 ·100 ·100:100 :100 :100 :100 :100Fig. 8.2
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152