Page 149 - Demo
P. 149


                                    8. MATJA E MADHËSIVE GJEOMETRIKE 145USHTRIME1 Kryeni veprimet: a) 5 m 13 cm + 2 m 4 cm 6 mm; b) 2 km 75 m – 1832 m; c) 5 m – 283 cm 9 mm; d) 3 m 7 cm · 4; e) 5 cm 8 mm · 5; f) 4,98 m : 10. 2 Njëra nga brinjët e paralelogramit është 8,7 cm, ndërsa brinja tjetër është 2 herë më e madhe. Gjeni perimetrin e paralelogramit. 3 Gjatësia e Benit është 1,58 m, ndërsa e motrës së tij është 1,1 dm më pak. Sa është gjatësia e motrës së tij? 4 Dy segmente, nga të cilat njëra është sa dyfishi i tjetrës, e kanë shumën e gjatësive 18,6 cm. Një segment i tretë e ka gjatësinë 1,8 cm më të madhe se segmenti më i vogël. Sa është shuma e gjatësive të tri segmenteve? 5 Nga 1 ha tokë bujqësore merren 60,5 kv misër. Sa kv misër merren nga një parcelë me syprinë 7,2 ha? Shembulli 1 325 cm = 3,25 m = 32,5 dm; 2857 m = 2,857 km; 3521 mm = 3,521 m = 352,1 cm. Shembulli 2 a) 5,2 m2 = 5,2 · 100 dm2 = 520 dm2; b) 17,3 cm2 = 17,3 · 100 mm2 = 1730 mm2. Shembulli 3Një fermer ka një sipërfaqe toke me syprinë 3,5 dn. Prej tyre, 2 dn i ka mbjellë me vreshta. Pjesën tjetër do ta mbjellë me perime. 70 % të saj do ta mbjellë me domate. a) Sa m2 do të mbjellë me domate? b) Sa m2 do të mbjellë me perime të tjera? Zgjidhje Gjejmë së pari sa dynym do të mbjellë me perime: 3,5 dn – 2 dn = 1,5 dn do të mbjellë me perime. Gjejmë tani sa m2 do të mbjellë me domate. 1,5 dn = 1500 m2; 1500 · 70100 = 1050 m2 do të mbjellë me domate. Gjejmë së fundi sa m2 do të mbjellë me perime të tjera. 1500 m2 – 1050 m2 = 450 m2 do të mbjellë me perime të tjera.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Ktheni në njësinë e kërkuar. a) 7,02 m =............ cm = ............ mm; b) 1,13 km = ............ m; c) 13,24 dm = ............ cm = ............ mm; d) 23,84 m = ............ cm. 2. Brinjët e një trekëndëshi kanë gjatësitë a = 17,9 cm; b = 134 mm dhe c = 25,3 cm. Gjeni perimetrin e trekëndëshit. 3. Fusha me syprinë 17,4 ha do të ndahet në 60 parcela me syprina të barabarta. Sa ar është secila parcelë? 
                                
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153