Page 150 - Demo
P. 150


                                    MATEMATIKA 71468.2 Perimetri i shumëkëndëshit A Kërkoni dhe zbuloniNjë fermer ka një fushë. Ai dëshiron të vendosë një gardh rreth e përqark kufijve të fushës. Fusha është në formën e një drejtkëndëshi me përmasa 520 m dhe 400 m. Sa m tel i duhet fermerit për të përgatitur gardhin?Diskutoni.B Vrojtoni dhe mësoniPër të ditur se sa metra tel duhet të blejë, fermeri duhet të dijë perimetrin e fushës së tij. Mbani mend:Perimetri është shuma e gjatësive të brinjëve të figurës.Dini se:•	 Perimetri i drejtkëndëshit = (gjatësi + gjerësi) · 2•	 Perimetri i katrorit = gjatësi e brinjës · 4Në figurën 8.3 janë paraqitur disa shumëkëndësha të rregullt.Në qoftë se shënojmë me n numrin e brinjëve të një shumëkëndëshi të rregullt dhe me agjatësinë e brinjës, atëherë perimetri i tij jepet me formulën:P = n · a. Shembull Gjeni perimetrin e gjashtëkëndëshit të rregullt me brinjë 5 cm. Zgjidhje Secila brinjë e gjashtëkëndëshit është 5 cm. Atëherë perimetri i tij është sa gjashtëfishi i brinjës. Kemi P = 6 · 5 cm = 30 cm. C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Dona po njehsonte perimetrin e një drejtkëndëshi me përmasa 4 m me 20 cm. Më poshtë, paraqitet puna e saj:Perimetri i drejtkëndëshit = (gjatësi + gjerësi) · 2;Perimetri = (4 + 20) · 2 = 24 · 2 = 48. Ç’gabim ka bërë Dona? Shkruani zgjidhjen e saktë.5 cmFig. 8.4Fig. 8.3
                                
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154