Page 160 - Demo
P. 160
MATEMATIKA 71568.7 Përsëritje. Kuptimi mbi syprinën. Syprina e drejtkëndëshitA Kërkoni dhe zbuloniKëmba më e madhe!Vendosni këpucën tuaj në një fletë me katrorë me brinjë një centimetër.a. Vizatoni një vijë rreth këpucës suaj. Gjeni syprinën e përafërt të këmbës suaj.b. Krahasoni masën e këmbës suaj me atë të shokëve ose të shoqeve të tjera të klasës. Kush ka këmbën më të madhe?c. Përsëritni kërkesat (a) dhe (b) për të gjetur dorën më të madhe.d. A kanë shokët ose shoqet me këmbë të mëdha, edhe duar të mëdha?B Vrojtoni dhe mësoniI. Kuptimi i syprinësGjatë matjes së syprinës së figurës, ne e krahasojmë atë me një figurë tjetër, syprinën e të cilës e marrim si njësi. Si figurë e tillë merret zakonisht një katror me brinjë sa njësia e gjatësisë. Me anë të matjes vendoset një lidhje midis figurave dhe numrave (syprinave të tyre). Mbani mend:Duke zgjedhur një katror me brinjë sa njësia e gjatësisë, çdo figure i shoqërohet një numër, që quhet syprinë e saj, në mënyrë që: a) Syprina e çdo figure është një numër jonegativ. b) Syprina e katrorit me brinjë sa njësia e gjatësisë është numri 1. c) Figurat kongruente kanë syprina të barabarta. d) Nëse një figurë është ndarë në pjesë që nuk priten, atëherë syprina e saj është e barabartë me shumën e syprinave të këtyre pjesëve. Nëse katrori e ka brinjën 1 m (1 cm) themi që syprina e tij është 1 m2 (1 cm2). II. Syprina e drejtkëndëshit Mbani mend:Syprina e drejtkëndëshit me brinjë a, b është S = a · b.Syprina e katrorit me brinjë a është a2.Shembull Gjeni brinjët e drejtkëndëshit nëse raporti i tyre është 94 dhe syprina e tij është 144 cm2. fletë me katrorë me brinjë një centimetërvija sipas këpucëssuajFig. 8.31

