Page 163 - Demo
P. 163
8. MATJA E MADHËSIVE GJEOMETRIKE 159USHTRIME1 Paralelogrami me bazë 36 cm dhe katrori me brinjë 12 cm kanë syprina të barabarta. Gjeni lartësinë e paralelogramit. 2 Gjeni syprinën e paralelogramit me bazë 20 cm dhe lartësi sa 53 e bazës. 3 Në një paralelogram, lartësia është sa 75% e bazës. Shuma e gjatësisë së bazës dhe lartësisë është 14 cm. Gjeni syprinën. 4 Syprina e trekëndëshit kënddrejtë është 120 cm2. Gjeni katetet, nëse raporti i tyre është 53. 5 Gjeni syprinën e deltoidit me diagonale 3 cm dhe 7 cm.e syprinave të gjashtë trekëndëshave të tillë. Syprina e secilit trekëndësh është S = 21b · r. Për gjashtëkëndëshin syprina jepet me formulën S = 6 ·21 b · r, ku b është brinja e gjashtëkëndëshit të rregullt dhe r është rrezja e rrethit të brendashkruar në të. Për sipërfaqen e n-këndëshit të rregullt, brinja e të cilit e ka gjatësinë a dhe rrezja e rrethit të brendashkruar e ka gjatësinë r, kemi: S = n ·21 b · r.Punë në grupKonstruktoni një drejtkëndësh me përmasa 4 cm dhe 6 cm. Njehsoni syprinën e tij. Konstruktoni njërën diagonale. Në sa trekëndësha kënddrejtë do të ndahet drejtkëndëshi? Sa është syprina e secilit prej tyre? Tregoni si mund të njehsohet syprina e trekëndëshit kënddrejtë kur njihen katetet e tij.ShembullGjeni syprinën e tetëkëndëshit të rregullt me gjatësi të brinjës b = 8 cm dhe rreze të rrethit të brendashkruar r = 9,66 cm.Zgjidhje Zëvendësojmë vlerat e b, r dhe n në formulën e syprinësS = n ·21 b · r = 8 ·21 · 8 cm· 9,66 cm = 309,12 cm2.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Gjeni syprinën e paralelogramit me bazë 8 cm dhe lartësi sa gjysma e bazës. Sa paralelogramë të tillë kemi?2. Në trekëndëshin ABC kemi AB = 16 cm, BC = 12 cm, kurse lartësia e hequr mbi brinjën [AB] është 11 cm. Gjeni lartësinë e hequr mbi brinjën [BC]. 3. Konstruktoni një gjashtëkëndësh të rregullt me brinjë 5 cm. Konstruktoni rrethin e brendashkruar në të. Matni rrezen e rrethit të brendashkruar. Njehsoni syprinën e gjashtëkëndëshit.4. Duke hequr drejtëza që kalojnë nga një kulm i parcelës trekëndore, ndajeni atë në tri pjesë trekëndore që kanë syprina të barabarta.

